Business & Management

Rriten ndjeshëm të ardhurat e Facebook-ut nga reklamat mobile

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
Rriten ndjeshëm të ardhurat e Facebook-ut nga reklamat mobile

zuckenbergI keni parasysh ato dhjetra reklama që shihni çdo ditë në Facebook? Mos harroni se janë ato që po i sjellin miliarda dollarë kompanisë. Facebook ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e dytë, i cili mund të thuhet me plot bindje se ka tejkaluar parashikimet e analistëve.

Aksionet tregtohen me 19 cent krahasuar me 14 cent që ishte parashikuar. Ndërkohë, 41% e të ardhurave të kompanisë nga reklamat (1.6 miliardë $) vinin nga mobile.

Analistët kishin parashikuar që kjo pjesë të përbënte vetëm 33% të të ardhurave të kompanisë. Megjithatë, reklamat mobile janë rritur me 61% gjatë tremujorit të dytë të 2012-s, pak kohë pasi kompania u bë publike. Në fillim të 2012-s, Facebook kishte 0 të ardhura nga mobile. Kjo është një nga arsyet pse shifrat e sotme na bëjnë kaq përshtypje.

Ata janë shprehur se kanë miliona njerëz aktivë nga pajisjet mobile. Numri i përdoruesve aktivë ditorë mobile ka arritur në 469 milionë, ndërsa numri i përdoruesve mujorë aktivë përmes pajisjeve mobile ka arritur në 819 milionë, duke shënuar rritje me 51% nga qershori i vitit të kaluar. Në total, numri i përdoruesve aktivë të Facebook në një muaj, në të gjitha platformat nga aksesohet faqja, arrin 1.15 miliardë.

Aktualisht, 1 milion marka që janë prezente në Facebook reklamojnë produktet e tyre. Këto lloj postimesh përbëjnë 5% të postimeve që shohin përdoruesit në furnizuesin e lajmeve.

CEO-ja i kompanisë, Mark Zuckerberg është shprehur se ata do të vazhdojnë me reklamat pasi nuk kanë vënë re ndonjë lloj bezdisjeje nga përdoruesit. Ata po synojnë për momentin të përmirësojnë cilësinë e tyre. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>