Internet

Rriten kërkesat e qeverisë amerikane për të dhënat e përdoruesve

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Rriten kërkesat e qeverisë amerikane për të dhënat e përdoruesve

Apetiti i qeverisë amerikane për të dhënat e Google është duke u rritur.

Sipas një raporti të fundit për transparencë, të cilën ndërmarrja e bën dy herë në vit, në gjysmën e dytë të vitit 2011, Google mori 6,231 kërkesa për të dhënat private të përdoruesve të vet nga agjensitë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara duke përfshirë ato për zbatim të ligjit, dhe deri më tani këto kërkesa janë përmbushur në 93% të rasteve.

Kjo paraqet një rritje prej 5,950 kërkesa sa ishin në çerekun e parë të vitit 2011 dhe paraqet një ngritje prej 37% në numrin e kërkesave për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur Google mori vetëm 4,601 kërkesa nga qeveria dhe i ka përmbushur 94% të tyre. Dhe në krahasim me 3,580 kërkesa për të dhënat e veta që mori nga agjencitë e Shteteve të Bashkuara në gjysmën e dytë të vitit 2009, që paraqet herën e parë kur Google paraqiti numrin e kërkesave, shifrat e fundit paraqesin një ngritje prej 76%.

Statistikat e raportit, të cilat Google vullnetarisht i lëshon, tregojnë një ngritje të qëndrueshme në kërkesat e qeverisë për informacionet private të cilat mbahen nga ndërmarrja më e madhe në Internet.

Numrat mund të tregojnë poashtu për një ngritje në kërkesa të tilla edhe për ndërmarrjet e tjera të Internetit rreth të dhënave private të përdoruesve të vet; Google paraqet të vetmen ndërmarrje madhore të Internetit që publikisht deklaron se sa herë agjensitë kanë kërkuar për informacionet që kjo ndërmarrje i ka për përdoruesit. Se a kanë pasur ngritje të kërkesave ndërmarrjet e tjera si Facebook, Microsfto, Comcast, AT&T dhe të tjera, nuk mund ta përcaktojmë. (CIO Albanian)

Tags >

Googleusa
Lajmet e fundit>