Slider

Roboti gjerman mëson të luajë ping-pong

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
Roboti gjerman mëson të luajë ping-pong

Në ndryshim nga filmat hollivudianë me shkencë dhe fantazi, njerëzit dhe robotët në fakt, janë ndeshur me njëri-tjetrin vetëm për lojëra si shah dhe Jeopardy.

Sfida e rradhës është tryeza e ping-pongut. Kërkuesit i kanë mësuar një roboti të luajë ping-pong, duke provuar edhe njëherë se robotët mund të jenë në gjendje të mësojnë si të imitojnë njerëzit duke i vëzhguar ata gjatë kohës që kryejnë veprime.

Katharina Muelling dhe shkencëtarë të tjerë në Universitetin Teknik në Darmstadt të Gjermanisë kanë ndërtuar një krah roboti, i cili është i pajisur me një kamera (që ndodhet në tavan).

Më pas, ata e kanë udhëzuar robotin me disa gjuajtje. Pas një kohe praktikë, roboti u la vetëm për të luajtur kundër një njeriu, dhe pas stërvitjeve, ai arriti të improvizonte duke realizuar edhe gjuajtje që nuk i kishte parë më përpara.

Pas një ore, pa ndihmë, roboti arriti të kthente 88% të gjuajtjeve. Ky kërkim hap dyert e një fushe tepër të rëndësishme, siç është ajo e mësimit nga njerëzit për të kryer një gamë të gjerë detyrash. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>