Business & Management

Robotët industrial të mëdhenj dhe budallenj po bëhen më të mençur

Oct 10 2016
0 Shpërndarje
Robotët industrial të mëdhenj dhe budallenj po bëhen më të mençur

industrial-robots-hyundai-heavyNormalisht robotët industrialë programohen për të përformuar një detyrë të caktuar me përpikëri dhe efikasitet. Por kur produkti që po prodhohet ndryshon, këta robotë duhet që të riprogramohen nga fillimi.

Programimi i robotëve kërkon shumë kohë, është i ndërlikuar, kërkon shumë punë lodhshme, dhe kushton para. Industritë e prodhimit bëjnë shpesh ndryshime të produkteve që po prodhohen, kështu për to riprogramimi i robotëve të tyre është një problem.

Kompania Japoneze Fanuc e prodhimit të robotëve, i cili është një nga zhvilluesit më të mëdha në botë të robotëve industrial, është duke u përpjekur që ti bëjë këto robotë të mëdhenj dhe budallenj më të zgjuar duke i dhënë aftësinë që të mësojnë.

Fanuc do të punojë me Nvidia, një prodhues çipesh që specializohet në inteligjencën artificiale, për të arritur këtë qëllim.

Përfshirja e aftësive të machine-learning do ti lejojë robotët industrial që të riprogramojnë veten duke mësuar me anë të praktikës se si të përformojnë detyra të caktuara. Kjo teknikë e njohur si mësim i përforcuar, përdor një rrjet neural që menaxhon dhe kontrollon lëvizjet e krahut robotic dhe ndryshon sjelljen e tij.

Fanuc do të instalojë “njësitë procesuese grafike” të Nvidia brenda çdo roboti dhe gjithashtu në sistemet qendrore kryesore që drejtojnë të gjithë robotët në fabrikë.

Duke qenë brenda një rrjeti neural, këto robotë do të jenë të aftë që të ndajnë me njëri-tjetrin çfarë kanë mësuar. Këto robotë gjithashtu mund të lidhen me cloud në mënyrë që ato të mund të eksplorojnë rrugë për të përdorur përparimet në machine-learning. (CIO Albanian)

Tags >

Fanuc
Lajmet e fundit>