Slider

Robotët gatuajnë dhe shërbejnë në një restorant kinez

Jan 18 2013
0 Shpërndarje
Robotët gatuajnë dhe shërbejnë në një restorant kinez

RobotRobot Restaurant, në zonën Heilongjiang të Kinës, ka një staf të përbërë nga 20 robotë që gatuajnë, shërbejnë dhe zbavisin klientët. Restoranti është hapur në qershor 2012 dhe që atëherë është shndërruar në një nga pikat më të preferuara në provincën kryeqytetase.

Stafi i robotëve ecën në rrugët e ndërtuara posaçërisht për ta në dysheme, të cilat i çojnë nga kuzhina deri tek tavolinat. Menuja përfshin “dumplings” dhe “noodles” (tip makaronash) të cilat përgatiten nga vetë robotët. Nëse klienti e kërkon, ata janë të aftë edhe të këndojnë afër tavolinës.

Robotët janë të gjatë rreth 120 – 150 cm dhe mund të shfaqin 10 lloje të ndryshme shprehje të fytyrës. Sipas Daily Mail, secili prej tyre mund të punojë rreth pesë orë pas dy orësh karikimi. Megjithatë, çmimi i tyre nuk është i lirë. Secili kushton mes 30 000 $ dhe 50 000 $ duke e çuar në total vlerën e shpenzimeve në rreth 800 000 $. Edhe restorante të tjera po eksperimentojnë me staf jo-njerëzor.

Në San Françisko, kompania startup Momentum Machines shpreson të lançojë një fast food kur e gjithë përgatitja e ushqimeve realizohet nga robotë.

Kompania shprehet se makineritë mund të përgatisin mbi 360 hamburgera në orë. Për më tepër, mund të shihni video më poshtë. (CIO Albanian)

Tags >

robot
Lajmet e fundit>