Siguri

Rishfaqen mashtrimet në Facebook

Feb 7 2012
0 Shpërndarje
Rishfaqen mashtrimet në Facebook

Një numër i konsiderueshëm i përdoruesve të Facebook po shpërndajnë një link që lidh me faqen jo të vërtetë të lajmeve të CNN që raporton kinse SHBA-të kanë sulmuar Iranin dhe Arabinë Saudite.

Firma për siguri, Sophos, raportoi që përdoruesit që ndjekin këtë link dhe shtypin të luajnë videon që mbulon sulmin, do të udhëzohen të instalojnë një përditësim të Adobe Flash player me një dritare shtesë që i ngjan shumë asaj të vërtetës. Ata që pranojnë të instalojnë këtë “përditësim” pa qëllim do të instalojnë malware në kompjuterët e tyre.

Për vetëm tri orë pas paraqitjes së parë të mashtrimit, më shumë se 60 mijë përdorues kanë ndjekur linkun. Edhe pse Facebook ka larguar linkun, ai akoma gjendet në profilet e përdoruesve të thjeshtë të cilët e shpërndajnë atë pa vetëdije.

Në një komunikatë nga Facebook deklarojnë që “janë në proces të pastrimit të mashtrimit tani, dhe të riparojnë llogaritë e prekura të përdoruesve.”

Ndërkohë përdoruesit e prekur do të përditësojnë statusin e tyre me linkun e sipër përmendur pa vetëdijen e tyre. Llogaritë e tyre të Facebook mund të jenë hakuar, duke i mundësuar palëve të treta të përditësojnë statusin e tyre. Gjithashtu është e mundur që mashtruesit të kenë zbuluar dobësi në vet platformën e rrjetit shoqëror apo në ueb-shfletuesit që të postojnë statuse me anë të JavaScript.

Ata përdorues që instalojnë Flash playerin, mund të nxiten të instalojnë edhe një antivirus fals në kompjuterët e tyre. Kjo e fundit do ti alarmoj ata që kompjuteri i tyre është i infektuar dhe mund ta pastrojnë atë për një çmim të caktuar.

 

Lajmet e fundit>