Mobile

RIM zgjidh problemin me BlackBerry në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë

Sep 23 2012
0 Shpërndarje
RIM zgjidh problemin me BlackBerry në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë

RIM konfirmoi një problem me BlackBerry përgjatë Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, një rajon i referuar si EMEA. Pas disa çastesh RIM lajmëroi se e kishte zgjidhur këtë problem, por po punonin për një analizë të plotë teknike.

BlackBerry Messenger dhe e-mail janë diçka e ngjashme me iMessage dhe iCloud. Smartfonat e BlackBerry mbështeten në rrjetet e RIM për të siguruar transmetim të sigurtë të dhënash për këto shërbime. Probleme teknike të tilla në një ose dy nga këto veçori mund ti bëjnë difektoze ose të pa përdorueshme.

RIM u tha konsumatorëve të vet se për e-mailet e dërguara ose të marra, vonesa mund të ishte deri në 3 orë. Kjo kohëzgjatje dukej shumë e turpshme për RIM, i cili përkoi rastësisht me daljen e iPhone më të ri që u bë një ngjarje shumë e madhe mediatike.

Ky nuk është problemi i parë i këtij lloji që kompania ka pasur. Një tjetër ndodhi rastësisht një vit më parë dhe një dit para se iPhone 4S të dilte në treg. Një konspiracion nga Apple? Pak e mundur, por për çdo ndërprerje RIM mund të numërojë shumë pronarë të pakënaqur të BlackBerry.

Yahoo ka në plan mos ta mbështesë më RIM nga lista e smartfonave të vet, duke synuar për pajisjet Apple dhe Android. Ndërsa në terma tregu, RIM nuk është në rrugë kaq të mirë, por shpreson që gjërat të përmirësohen në vitin 2013. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>