Aplikacione

RIM me 1 miliardë aplikacione të shkarkuara

Jul 14 2011
0 Shpërndarje
RIM me 1 miliardë aplikacione të shkarkuara

Research in Motion deklaroi që dyqani për aplikacione Blackberry App World ka kaluar shifrën prej 1 miliardë shkarkimeve dhe që ngritja në versionin e ri beta është gati.Lajmi vjen një javë pas deklaratave të Apple që App Store për iPhone dhe iPad ka kaluar 15 miliardë shkarkime për 3 vite operimi.Apple kishte arritur në 1.5 miliardë shkarkime të aplikacioneve një vit pas hapjes së App Store, që ishte para lançimit të iPad. BlackBerry App World është lançuar para dy vite.

Google ka deklaruar që deri më tani në Android Market janë shkarkuar 4.5 miliardë aplikacione.

Nga RIM deklarojnë që tani çdo ditë nga Blackberry App World shkarkohen mesatarisht nga 3 milionë aplikacione për celularët BlackBerry dhe për tabletën e tyre të re PlayBook.

Versioni beta BlackBery App World 3.0 do të lëshohet në përdorim më vonë gjatë këtij muaji, me pamjet e para që tani veçse qarkullojnë nëpër blogosferën e BlackBerry. Ndërkohë një përditësim i vogël, Versioni 2.1.4.9 tashmë është në dispozicion.

Arritja e shifrës prej 1 miliardë shkarkimesh më në fund solli lajme të mira për RIM, kompani e cila së fundmi ka pësuar rënie në të hyra, vonesa të produkteve dhe kritika të përziera për tabletën e tyre PlayBook.

Lajmet e fundit>