Business & Management

RIM i duhet një mrekulli

Jun 1 2012
0 Shpërndarje
RIM i duhet një mrekulli

Na ishte dikur një kompani gjigante që prodhonte celularë dhe vlente me një shumë enorme parash. Pastaj ndodhën dy gjëra: Apple filloi t’ia merrte blerësit dhe harxhoi shumë para në prodhimin e tabletëve të çuditshëm.

Biznesi i saj filloi të rrjedhte para, ajo doli me disa produkte gjeniale të reja që kanë mundur ta fusin atë prapë në lojë, por ata ishin vonuar shumë.

Nuk po flasim për RiM por për Palm.

Palm WebOS dhe PalmPre ishin të mirë, por pasuritë e kompanisë ishin në rënie. Palm i’u shit HP-së, e cila me urtësinë e saj, e nxitoi gjysmë të pjekurin WebOS tabletin dhe e shkatërroi një sistem operativ përgjithmonë.

A do të ndodhë e njëjta gjë me RIM dhe Blackbery 10?

Mund të thuhet shumë për një kompani teknologjike nga kapitali i tyre në treg, vlerën e të gjitha aksioneve të tyre. Në vitin 2007, RIM vlente afër 84.34 miliardë dollarë kanadez, kurse javën e kaluar vlera e saj ishte 5.5 miliardë dollarë kanadez. Kjo është një rënie prej 78%, dhe nëse shikoni grafikat rënia më e thellë ishte shënuar prej viti 2010.

Problemi është i thjeshtë. Gjërat e RIM nuk po shiten. Playbook ishte një gjë e pavlerë dhe prezantimi i RIM është duke u vonuar që nga dhjetori duke bërë që BlackBerry e pashitura t’i mbushnin depotë. Është e tmerrshme, lajm i tmerrshëm – performansa e tmerrshme e RIM do të thotë shkurtime të vendeve të punës, gjë e cila është tragjike për secilin që preket nga kjo situatë – dhe shumë frikohen se do të bëhet edhe më keq.

Siç shkroi Horace Dediu në Asymco.com, kur ju analizoni performansën e 14 lloj prodhimeve të ndryshme të smartfonëve, “Nuk ka shembuj të shitësve që janë kthyer nga humbja”. RIM po humb para me grusht, dhe premtoi se modeli i sivjetëm do të jetë një model kthese që nga viti 2010.

RIM i ka vënë të gjitha shpresat në BlackBerry 10, dhe kjo është gjë e bukur, por ashtu ishte edhe WebOS, por kjo nuk e shpëtoi Palm. RIM po e sjell një sistem operativ të ri në tregun ku po dominon Apple dhe Android.

Windows Phone po ka shumë vështirësi të lë gjurmë në këtë dominim të Apple dhe Android, edhe pse ka pas vete një makinë me plot para të quajtur Microsoft. Atëherë çfarë shanses ka RIM?

Askush nuk dëshiron që RIM të vdes, por e ardhmja e saj nuk po duket edhe aq e mirë: edhe nëse ka një skenar shumë të mirë, me pajisjet BlackBerry 10 të kenë një sukses enorm, do të thotë disa muaj dhimbje për t’i duruar. Në këto rrethana, blerja (e RIM-it) do t’ju duket shumë atraktive aksionerëve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>