Internet

Rikthehen cicërimat reklamuese

Jul 11 2011
0 Shpërndarje
Rikthehen cicërimat reklamuese

Twitter nuk po heq dorë nga të ashtuquajturat cicërimat e graduara (promoted tweets) si një mënyrë për të gjeneruar të hyra nga reklamat. Por, akoma ekzistojnë disa mënyra për përdoruesit t’i shmangin ato.Për vite me radhë, Twitter ka shtyrë paraqitjen e reklamave në rrjedhën e përdoruesve, të ashtuquajturat cicërima të graduara. Problemi ishte që të gjitha mund të injoroheshin shumë lehtë.
Pastaj, Twitter eksperimentoi me Quickbar, një mënyrë e bezdisshme për të shtyrë reklamat në krye të aplikacionit në iOS. Quickbar shumë shpejt u hodh në kosh të mbeturinave. Por, Twitter nuk ka hequr dorë akoma: Cicërimat e graduara, ashtu siç ishte premtuar, do të shfaqen në krye të rrjedhës së përdoruesve në fillim të gushtit sipas uebfaqes AllThingsD.
Versioni i ri i cicërimave i quajtur edhe si “Cicërimat e graduara për përcjellësit,” nuk është i njëjtë me versionin e vjetër. Këto cicërima të paguara tani do të paraqiten në historinë e Twitter, por nuk do të ngjiten si më parë.
Gjithashtu këto cicërima do tu shfaqen vetëm atyre njerëzve që tashmë ndjekin një brend, që do të thotë nëse ndjekni Coca Cola-n, s’do të shihni edhe reklamat e Nike.
Sekreti për shmangien e këtyre cicërimave është mos ndjekja e kompanive të ndryshme. Sidoqoftë kjo taktikë s’duket se do të ketë jetë të gjatë.
AllThingsD raporton që Twitter do të ndërtoj “një sistem targetues që u lejon reklamuesve të gjejnë audiencën perceptuese për reklamat e tyre edhe nëse ata nuk kërkojnë për brendet në fjalë apo nuk ndjekin ato.”
Kjo tingëllon pak si reklamat e Google në Gmail, të cilat janë shumë lehtë të injorohen. Por, imagjinoni këto reklama në Twitter, duke u paraqitur si përditësime nga miqtë tuaj; këtu Twitter do të filloj të bëj dollarët e parë nga reklamat, dhe të bezdis përdoruesit e tij.

Lajmet e fundit>