Internet

Rikthehen “cicërimat e promovuara”

Mar 21 2012
0 Shpërndarje
Rikthehen “cicërimat e promovuara”

Para disa javëve Twitter kishte njoftuar që do të kthej “Produktet e promovuara” në platformat mobile iOS dhe Android. Më saktë rikthehen cicërimat dhe llogaritë e promovuara që për momentin ju shërbejnë vetëm një numri të vogël të përdoruesve të Twitter nga brendet të cilat ata ndjekin në këtë rrjet shoqëror.

Twitter tani njoftoi që këto cicërima – “Promoted Tweets” do të përhapen për të gjithë përdoruesit e Twitter duke ofruar më shumë opsione për reklamuesit.

Cicërimat e promovuara në platformat mobile paraqiten edhe në kohështrirjen edhe në kërkimet në Twitter. Kur janë në Kohështrirje, cicërimat shfaqen ngjashëm si të tjerat, dhe nuk janë të futura në krye të ekranit siç ndodh në kërkim. Derisa cicërimat e reja të zakonshme shfaqen, cicërimat e promovuara do të bien në fund të faqes. Në kërkime, cicërimat e promovuara qëndrojnë gjithnjë në krye të ekranit.

Nga Twitter deklarojnë që vlerësimet e para të përdoruesve për këto produkte reklamuese kanë qenë pozitive, dhe kompania do të zgjeroj këto teste në pajisjet mobile duke u mundësuar brendeve të targetojnë demografi të caktuara të përdoruesve.

Brendet do të jenë në gjendej të targetojnë kampanjat e tyre edhe për përdorues të veçantë në kompjuterët desktop dhe laptop, iOS, Android dhe pajisjet tjera mobile. Prezantimi i targetimeve më të avancuara në celularë është një fitore për reklamuesit, sepse ata tani mund të arrijnë përdorues specifik.

Lajmet e fundit>