Business & Management

Rënia e një perandorie, investitorët e BlackBerry humbin besimin

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Gjatë muajit Mars aksionet arritën pikën më të ulët prej 6.65 dollar dhe rritja i atribohet sistemit operativ QNX për makinat me sistem vetëdrejtimi. Rënia e një perandorie, investitorët e BlackBerry humbin besimin

Aksionet e BlackBerry janë në rënie që prej dy vitesh përpara se të arrin rekordin në Qershor, një performancë e dobët e cila i adresohet mungesës së të ardhurave dhe konkurrencës së pakët.

Ditën e Premte aksionet e BlackBerry vlerësoheshin me 8.70 dollar, një rënie me 25% krahasuar me 1 Qershorin kur vlerësoheshin me 11.74 dollar.

Gjatë muajit Mars aksionet arritën pikën më të ulët prej 6.65 dollar dhe rritja i atribohet sistemit operativ QNX për makinat me sistem vetëdrejtimi.

Shefi ekzekutiv John Chen ka shpenzuar vite për të kthyer BlackBerry në një kompani softueri e cila fokusohet në shitjen e shërbimeve tek prodhuesit e makinave dhe bizneset e tjera industriale.

Të ardhurat të cilat kishin arritur 20 miliard dollar kur kompania dominonte botën e telefonëve inteligjentë kanë rënë ndjeshëm. Analistët parashikojnë më pak se 1 miliard dollar të ardhura këtë vit, pika më e ulët që nga 2004.

Vitin e kaluar BlackBerry shpalli një bashkëpunim me Ford Motor për të zgjeruar përdorimin e QNX në sistemet Infotainment të makinave. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>