Harduer

Rekord shitjesh të iPad

Mar 20 2012
0 Shpërndarje
Rekord shitjesh të iPad

Kompania AT&T kishte njoftuar për numra rekorde të shitjeve të iPad-it të ri të Apple, derisa CEO i Apple, Tim Cook fliste për “fundjavë rekorde” në konferencën për dividentët e kësaj kompanie. Edhe pse në fillim dukej si një lëvizje e ngjashme me Amazon, nuk vonoi shumë dhe Apple doli me njoftim zyrtar.

3 milionë iPad të shitur për tri ditët e para. Këto shifra vijnë nga shitjet në 12 vendet e para përfshirë SHBA, Australinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Zvicrën, Japoninë, Hong Kongun, Singaporin, Ishujt Virgjin, Porto Rikon dhe Mbretërinë e Bashkuar, derisa shifrat pritet të arrin nivele tjera rekorde pas të premtes (24 mars) kur është paraparë të shpërndahet produkti i fundit i Apple edhe për 24 vende tjera.

Për iPad 2, Apple nuk kishte ofruar shifra zyrtare për javën e parë, dhe sipas ekspertëve konsiderohej që shitjet e pararendësit të iPad-it të ri lëviznin dikur ndërmjet 500 mijë deri 1 milionë copë. Kjo shifër është trefishuar për vetëm tre ditë nga gjenerata e tretë e iPad.

Para dy viteve, Apple kishte shitur 300 mijë iPad në ditën e parë të shitjeve. Derisa më së afërmi shifrave të fundit është iPhone 4S, produkt që për fundjavën e parë të daljes në  treg ishte shitur në 4 milionë njësi.

Lajmet e fundit>