Business & Management

Reklamuesit shpenzojnë më tepër në Facebook, por Twitter-i ka performancë më të lartë

Apr 7 2014
0 Shpërndarje
Reklamuesit shpenzojnë më tepër në Facebook, por Twitter-i ka performancë më të lartë

BN-CF325_0403Tw_D_20140403152645Reklamuesit shpenzojnë shumë më tepër para për reklama në Facebook sesa në Twitter – edhe pse ky i fundit ka performancë më të lartë të tyre. Këto janë përfundimet e një vëzhgimi të ri që është realizuar nga Resolution, një agjenci që është e përqëndruar në kërkimet në fushën e reklamave nëpër rrjetet sociale. Bazuar në të dhënat e aktivitetit të 20 klientëve, të cilët kishin shpenzuar 37 milionë $ gjatë vitit 2013 për reklama, agjencia arriti në përfundimin se reklamat në Twitter gjenerojnë më tepër klikime sesa në Facebook.

Klientët e agjencisë përfshijnë Pepsi, Lowes, State Farm, McDonald’s, HP , Pier 1, Hertz dhe FedEx. Agjencia është shprehur se ata kanë shpenzuar 127% më tepër para në Facebook sesa në Twitter. Në pamje të parë, një zgjedhje e tillë prioritetesh është e logjikshme pasi Facebook-u ka mbi 1.2 miliardë përdorues tashmë krahasuar me 241 milionë përdoruesit aktivë në muaj të Twitter-it. Të ardhurat e Facebook-ut gjatë muajve të fundit, si nga reklamat në desktop ashtu edhe nga ato në mobile, kanë qenë të shkëlqyera.

Gjithsesi, në raporte si ky duhet të tregohemi pak skeptikë dhe të shohim përtej shifrave, duke marrë në konsideratë edhe elemente si llojin e markës apo qëllimet e saj. Pavarësisht kësaj, ajo që bie në sy është se Twitter-i, edhe pse nuk ka një numër të madh përdoruesish, gjeneron të ardhura shumë të larta për përhapjen që ka.

Një arsye është fakti që Twitter-i ka publikuar një sërë ofertash lidhur me reklamat. Gjithashtu, rrjeti social gjeneron më tepër klikime në reklamat e vet. Një shpjegim për këtë mund të jetë fakti se i shet për më pak reklamat krahasuar me Facebook-un. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>