Business & Management

Reklamuesit nuk mund të përdorin butonat e rinj të emocioneve në rrjetin social Facebook

Feb 25 2016
0 Shpërndarje
Reklamuesit nuk mund të përdorin butonat e rinj të emocioneve në rrjetin social Facebook

Journalists walk inside the new Facebook Innovation Hub during a media tour in Berlin, Germany, February 24, 2016.      REUTERS/Fabrizio Bensch

Reklamuesit në rrjetin social do e dashuronin idenë e përdorimit të butonave të rinj të emocioneve shtuar ditën e djeshme nga Facebook për të shënjestruar audiencat por kompania nuk e ka ndërmend ta ndërmarrë një hap të tillë.

Rrjeti social me 1.6 miliard përdorues ofroi për të gjithë butonat e rinj të “Reagimeve” ditën e Mërkure. Këto butonë konsistojnë në emcione të tilla si “dashuroj,” “haha,” “i trishtuar,” “i zemëruar,” “wow” të cilët mund të përdoren për të shfaqur një lloj reagimi ndaj një përmbajtjeje në rrjetin social.

Sigurisht që Facebook do ti shfrytëzojë këto butonë të rinj për të personalizuar përmbajtjet që u shfaqen përdoruesve në furnizuesin e lajmeve por jo ti vërë në shërbim të reklamuesve. Kjo do të thotë se një formë reagimi tjetër nuk do të luajë rol në reklamat që u shfaqen përdoruesve.

Kjo padyshim ka një impakt të lartë tek kompanitë e mëdha të cilat kanë nevojë të dinë reagimet e reja të ndjekësve sidomos kur bëhet fjalë për reklamimin dhe shitjen e një produkti. Reklamuesit shpresojnë se Facebook do tu ofrojë të dhëna rreth reagimeve në mënyrë që të munden të shënjestrojnë reklamat e duhura. Rrjeti social aktualisht të gjitha format e reagimeve i sheh në formën e butonit “Pëlqej” edhe pse vizualisht është krejtësisht e kundërta.

Rast konkret sesi mund të përdoren nga reklamuesit butonët e rinj të reagimeve është gara presidenciale amerikane. Hillary Clinton do të kishte mundësi të shënjestronte me reklama përdoruesit të cilët urrejnë Donal Trump-in. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>