Business & Management

Reklamimi në pajisjet mobile pritet të rritet deri në 64% gjatë 2014-ës

Jan 6 2014
0 Shpërndarje
Reklamimi në pajisjet mobile pritet të rritet deri në 64% gjatë 2014-ës

mobile-advertisingMe rritjen e prezencës së përdoruesve në ueb, rritet njëkohësisht edhe hapësira e reklamimit. Agjencitë po përdorin reklamimin mobil dhe atë të bazuar në aktivitetin e përdoruesit për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve në platforma të ndryshme online.

Sipas LinkedIn Marketing Solutions, kompanitë pothuajse kanë trefishuar shumën e parave të shpenzuara në reklamimin mobil, nga 1.2 miliard $ në vitin 2012 në 3 miliard $ në vitin 2013. Rreth 65% e agjencive të reklamimit dhe përgjegjësve të marketingut kanë në plan që gjatë vitit 2014 të investojnë 4.3 miliard $ vetëm në reklamimin që bazohet tek aktiviteti i përdoruesit.

Merketingu social dhe mobil lidhen ngushtë me njëri-tjetrin duke qenë se të paktën 17% e kohës që njerëzit shpenzojnë në pajisjet e tyre mobile i dedikohet rrjeteve sociale.

Prandaj nuk është aspak e habitshme që analistët parashikojnë rritjen e reklamimit mobil dhe social përkatësisht në 64% dhe 47%. Përgjegjësit e marketingut kanë parashikuar se gjatë vitit 2014 do të shpenzojnë 47.6 miliard $ në reklamimin online ku 13.1 miliard $ do të përdoren për reklamat mobile. (CIO Albanian)

123013-LinkedIn-Mobile-Ads.nr_.KF_.jcf_

Lajmet e fundit>