Mobile

Reklamat mobile dyfishohen me 2011

Jun 16 2011
0 Shpërndarje
Reklamat mobile dyfishohen me 2011

altShumica e personave që përdorin pajisjet mobile si celularë e tableta për të përdorur internetin nuk kanë dëshirë të shohin reklama, por sondazhi Forecast sjell një lajm jo të këndshëm për ta. Të hyrat nga reklamimet nëpër pajisje mobile do të dyfishohen këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.

Gjatë këtij viti të hyrat nga reklamat pritet të arrijnë në 3.3 miliardë dollarë, që është më shumë se dyfishi i 1.6 miliardëve të fituara gjatë vitit të kaluar.

Sipas regjioneve rritja më e madhe e të hyrave nga ky lloj i reklamave pritet të jetë në Azi kryesisht në pjesën e Paqësorit dhe Japoni dhe kjo nuk pritet të ndryshoj deri në vitin 2015 edhe pse trendi më i lartë i rritjes së këtij lloj reklamimi po ndodh në Amerikën Veriore dhe Evropën Perëndimore. Të hyrat nga reklamimet në pajisje mobile në Amerikën Veriore këtë vit pritet të arrijnë deri në 702 milionë dollarë, ndërsa në vitin e kaluar të hyrat ishin vetëm 304 milionë dollarë. Në vitin 2015, kjo pritet të arrij në afër 5.8 miliardë dollarë.

Në përgjithësi segmenti i marketingut mobil që po rritet me hapa të mëdhenj janë video dhe audio reklamat mobile, përderisa reklamat e lidhura më kërkime dhe harta po sjellin të hyrat më të mëdha. Të hyrat nga reklamat përfaqësojnë shumën të cilën prodhuesit, reklamuesit dhe publikuesit e paguajnë në reklamim, jo shumë e cila sigurohet nga kompanitë e tilla si pasojë e reklamimit të produkteve të tyre.

Lajmet e fundit>