Technology

Reklamat e reja të Apple, zhgënjyese

Jul 29 2012
0 Shpërndarje
Reklamat e reja të Apple, zhgënjyese

Të premten u prezantuan tre reklamat më të reja të ndërmarrjes Apple, në mbështetje të Lojërave Olimpike. Ato shfaqin një ‘Gjeni’, dikë që mund ta gjesh tek një ‘Genius Bar Appointment’ dhe njohuritë e tij të thella i’u vijnë në ndihmë njerëzve të thjeshtë.

Gjeniu, përpiqet t’i bindë ata që sapo kanë blerë produktin e që nuk kanë asnjë ide se si ta përdorin se sa e thjeshtë është. Problemi është se mungon humori.

Në vend që të dalë në pah thjeshtësia e sistemit Mac, reklama ngjanë më tepër sikur ve në lojë ata që nuk dinë ta përdorin produktin.

Ndërsa reklamat e kaluara të Apple përcillnin mesazhe të zgjuara dhe të sakta, kësaj here duket se djemtë e kompanisë nuk i’a kanë dalë të godasin në shenjë. Të paktën ky është mendimi i disa kritikëve të kësaj fushe.

Reklama të jep më tepër idenë se, nëse e blen produktin, do të kesh probleme me përdorimin e tij për shkak se vetëm ‘gjenitë’ e kuptojnë lehtësisht se si përdoret. (CIO Albanian)

Tags >

Applemac
Lajmet e fundit>