Siguri

Redaktorët e “The Guardian” shkatërrojnë laptopët me të dhënat e Snowden

Feb 5 2014
0 Shpërndarje
Redaktorët e “The Guardian” shkatërrojnë laptopët me të dhënat e Snowden

The remains of the PC desktop and Mac laptop destroyed by Guardian editors.Me dy agjentë britanikë duke vëzhguar, tre punonjësve të “The Guardian” iu deshën të shkatërronin tre laptopë që mbanin të dhënat e publikuara nga Eduard Snowden për agjencitë e lajmeve.

Të premten, “The Guardian”, publikoi një video që tregonte shkatërrimin e tre laptopëve në zyrat qendrore të kompanisë në Londër më 20 korrik të vitit të kaluar, një muaj e gjysmë pas publikimit të parë nga të dhënat e Snowden.

Duke e ditur që “The Guardian” ka kopje të të dhënave, qeveria britanike kërcënoi agjencinë me një vendim gjykate dhe dërgoi dy teknikë nga GCHQ, dega e NSA në Britani, për ti shikuar laptopët dhe më pas për tu shkatërruar nga vetë agjencia.

“Ishte tërësisht akt simbolik, ne e dinim, GHCQ e dinte dhe Qeveria Britanike e dinte”,- tha Paul Johnson, Kryeredaktor i “The Guardian”. U deshën tre orë prej asaj që “The Guardian” e përshkroi si “punë e nxehtë dhe e ëmbël” që të shkatërroheshin tërësisht laptopët. Më pas teknikët i morën pjesët dhe i vendosën në një pajisje të teknologjisë së lartë e dhënë nga GHCQ për të shkatërruar fushat magnetike dhe fshirë çdo të dhënë tërësisht.

“Është shumë e vështirë të shkatërrosh një kompjuter nga ç’mund ta imagjinoni” tha në video njëri nga redaktorët e “The Guardian”, Alain Rusbridger. “The Guardian” ka vazhduar të publikojë të dhëna nga Snowden jo më larg se javën e kaluar, përfshirë informacione që bëjnë përgjegjës GHCQ-në dhe NSA-në për vjedhjen e të dhënave nga aplikacionet e smartfonëve. Rusbridger tha: “Është tërësisht e kuptueshme se shkatërrimi i këtyre laptopëve nuk do ta ndalonte publikimin e mëtejshëm të të dhënave të Snowden”. (CIO Albanian)

Tags >

Snowden
Lajmet e fundit>