Harduer

Raspeberry Pi merr akoma 1GHz turbo

Sep 24 2012
0 Shpërndarje
Raspeberry Pi merr akoma 1GHz turbo

Fondacioni Raspberry Pi ka lajmëruar disa përditësime për kompjuterat e tyre si dhe profile të reja që mund të rrisin performancën me 50% duke bërë overclock procesorin me 1 bërthamë ARM11.

Përdoruesit do të mund të zgjedhin ndërmjet 5 overclock të ndryshme pa prishur garancinë. “Jemi të lumtur nga kombinimi dhe limitimi i turbos kur temperature e BCM2835 arrin vlerën 85 gradë celcius që do të thotë se nuk do të ketë ulje në jetëgjatësinë e Raspberry Pi”- tha krijuesi i vet Eben Upton.

Upton tha se rritja e performancës ishte një rezultat i një pune të gjatë testimesh. Nëqoftëse kompjuteri nuk niset, atëhere të shtypurit shift gjatë butimit do ta heqë overclockun dhe do të kthejë ndryshimet e bëra.

Ndryshime të tjera përfshijnë audio analog dhe Wi-Fi më të mirë i cili tani ofron mbështetje të plotë për pajijset wi-fi në pemën Linux. Të gjitha ndryshimet janë të disponueshme në Debian dhe Raspberry Pi original si dhe versionin më të fundit 2.0. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>