Siguri

Raport: Pirateria nuk po e dëmton industrinë e përmbajtjeve muzikore

Oct 5 2013
0 Shpërndarje
Raport: Pirateria nuk po e dëmton industrinë e përmbajtjeve muzikore

RaportiiNë kontrast me çfarë është thënë në media, pirateria nuk përbën problem për përmbajtjen. Të paktën kështu është vërtetuar nga një grup studentësh të Shkollës së Londrës në Ekonomi gjatë një analize të thellë të situatës.

Normalisht që do ketë edhe përmbajtje të dëmtuara gjatë rrugës,si kryesisht regjistrimet fizike të muzikës, por ajo ka pas ekzistuar gjithmonë. Gjërat sa vijnë dhe ndryshojnë.

Por një pamje e përgjithshme sipas akademikëve, është më e mirë se çfarë e mendonim. Studentët nga Shkolla Ekonomike e Londrës shpjegojnë: “Ndryshe nga pretendimet e industrisë, industria e muzikës nuk është drejt fundit, por po mbahet akoma në këmbë duke treguar edhe përmirësime.

Të ardhurat nga shitjet dixhitale, nga abonimet e shërbimeve, nga performancat live kompesojnë rënien në të ardhurat nga shitja e CD-ve dhe regjistrimeve.

Pavarësisht pretendimeve të Shoqërisë Amerikane të Imazheve të Lëvizshme se pirateria online po dëmton industrinë e filmit, Hollywood arriti një rekord të ardhurash prej 35 miliardë $ në vitin 2012, 6% më shumë se në vitin 2011. (CIO Albanian)

Tags >

Pirateri
Lajmet e fundit>