Microsoft

Raport: Microsoft nuk do të përdorë më markat si Nokia dhe Windows Phone në marketingun e kompanisë

Sep 11 2014
0 Shpërndarje
Raport: Microsoft nuk do të përdorë më markat si Nokia dhe Windows Phone në marketingun e kompanisë

nokiawindowsphone.0.0_standard_800.0Microsoft po planifikon të mos përdorë më markat Nokia dhe Windows Phone. GeeksOnGadgets zotëron një dokument të brendshëm të kompanisë Microsoft që përmban disa nga planet e kompanisë për produktet e saj. Aty shkruhej: “Si pasojë e ndryshimeve ne kompaninë tonë, ne do të heqim emrin e Nokia-s si prodhues gjatë fushatës së festave.” Microsoft gjithashtu po planifikon të mos përdorë logon e Windows Phone në promocione, ajo do të zëvendësohet nga logo e thjesht Windows.

Në fushatat e fundit promocionale për Lumia 930, Windows Phone nuk është përmendur fare. Në fakt Microsoft i referohet Windows Phone thjesht si Windows. Dhe gjatë prezantimit të HTC One M8, emri Windows Phone nuk u përdor gjëkundi.

E njëjta gjë ndodh dhe me CORTANA, Lumia 530, Lumia 730 dhe Lumia 830. Të gjitha këto prova na bëjnë të mendojmë se Microsoft po planifikon të përdorë vetëm emrin Windows për produktet e tij në të ardhmen. Kjo do të lidhet me versionin e ardhshëm të kombinuar të Windows RT dhe Windows Phone që pritet të debutojë në pranverën e vitit 2015. Kjo nuk do të thotë që sistemi operativ Windows Phone ka “vdekur”, por vetëm qëkompania Microsoft nuk do ta përdorë më këtë term si pjesë e marketingut të produkteve të saj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>