Business & Management

Qualcomm thyen pritshmëritë për tre mujorin e parë fiskal të 2017-ës

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Aksionet e kompanisë u rritën menjëherë pas publikimit të të dhënave financiare me 2.4% në 53.85 dollar. Qualcomm thyen pritshmëritë për tre mujorin e parë fiskal të 2017-ës Photo Source: Reuters

Qualcomm, prodhuesi më i madh në botë i procesorëve për telefonët inteligjent, raportoi një tremujor të parë të fuqishëm për 2017-ën duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve dhe shtuar entuziasmin tek kompania e cila po kalon kohëra të vështira me Apple.

Aksionet e kompanisë u rritën menjëherë pas publikimit të të dhënave financiare me 2.4% në 53.85 dollar.

Në Janar prodhuesi i iPhone paditi Qualcomm në gjykatë duke e akuzuar për abuzimin me pozitat dominuese dhe refuzuar shlyerjen e detyrimeve prej 1 miliard dollar që i detyrohet prodhuesit të çipeve.

Konkretisht tre mujorin i parë i vitit pati 5.02 miliard dollar të ardhura për kompaninë pa përfshirë dëmshpërblimin që i detyrohet BlackBerry prej 974 milion dollarësh.

Gjithashtu të ardhurat nga biznesi i licensimit u rritën më 5% në 2.25 miliard dollar. Vetëm ky divizion i siguron kompanisë 85% të fitimit. Qualcomm tha se ka patur një rritje të ndjeshme të kërkesës për procesorët mobil Snapdragon, veçanërisht nga Kina. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>