Business & Management

Qualcomm përgatitet të refuzojë ofertën 103 miliard dollarëshe të Broadcom

Nov 13 2017
0 Shpërndarje
Broadcom ka thënë se kërkon blerje e Qualcomm, duke mos marrë në konsideratë fare marrëveshjen e këtij të fundit me NXP. Qualcomm përgatitet të refuzojë ofertën 103 miliard dollarëshe të Broadcom

Prodhuesi i çipeve Qualcomm ka filluar përgatitjet për të refuzuar ofertën e rivalit Broadcom prej 103 miliard dollarësh që nga kjo javë raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Bordi i drejtuesve të Qualcomm do të takohet këtë të dielë për të rishikuar ofertën dhe përcaktuar strategjinë e kompanisë.

Shefi ekzekutiv Steven Mollenkopf ka shpenzuar ditën e fundit duke kërkuar mendimin e aksionerëve dhe beson se oferta prej 70 dollar për aksione nënvlerëson kompaninë.

Burimet thanë se CEO i Broadcom pritet të nisë një betejë për marrjen forcërisht të Qualcomm.

Gjithashtu ekziston mundësia e rritjes së ofertës së Broadcom. Qualcomm ofron çipe për rrjet celulare të cilat ofrojnë përmes tyre internet broadband tek konsumatorët.

Aktualisht është në një betejë ligjore patentash me Apple si dhe është pranë finalizimit të blerjes 38 miliard dollarëshe të NXP Semiconductors.

Broadcom ka thënë se kërkon blerjen e Qualcomm, duke mos marrë në konsideratë fare marrëveshjen e këtij të fundit me NXP.

Aksionet e Qualcomm vlerësoheshin me 64.57 dollar ditën e Premte ndërsa Broadcom 264,96 dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>