Karriere

Qualcomm mund të bashkohet me themeluesit e BlackBerry-it për një blerje të mundshme të kompanisë

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
Qualcomm mund të bashkohet me themeluesit e BlackBerry-it për një blerje të mundshme të kompanisë

blackberrySikur të mos mjaftonte moria e thashethemeve aktuale, The Wall Street Journal ka raportuar se prodhuesi i procesorëve për pajisjet mobile Qualcomm mund të bashkohet me themeluesit e RIM, Mike Lizaridis dhe Doug Fregin, për një blerje të mundshme të BlackBerry-it.

Spekulimet mbi përfshirjen e kësaj kompanie kanë lindur pas krijimit të një partenriteti të fuqishëm midis Qualcomm, firmës private aksionere Cerberus Capital Management LP dhe themeluesve të RIM, vetëm pak ditë pas përfundmit të afatit final për paraqitjen e ofertave që është përcaktur të jetë dita e hënë.

Megjithatë sipas personave që kanë qenë burim i këtij informacioni, pavarësisht se është krijuar ky partneritet përsëri ekziston mundësia që të mos bëhet asnjë ofertë prej tyre për blerjen e BlackBerry-it.

Interes ndaj BlackBerry-it kanë shfaqur edhe plot të tjerë përfshirë këtu John Sculley, ish-CEO i Apple, dhe gjigandët e teknologjisë si Google, Intel dhe Samsung. Megjithatë e vetmja ofertë reale që njihet deri tani është ajo e grupit Fairfax Financial prej 4.7 miliard $.

Prezenca e Qualcomm-it në hapësirën mobile e bën këtë ofertë potenciale interesante, por për më tepër informacion do të duhet të presim ditën e henë kur bordi i BlackBerry-it të konsiderojë ofertat e paraqitura. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>