Business & Management

Qualcomm kërkesë autoriteteve Amerikane për bllokimin e shitjeve të iPhone në SHBA

May 4 2017
0 Shpërndarje
Muajin e kaluar Apple bllokoi të gjitha pagesat për përdorimin e teknologjisë së Qualcomm. Të ardhurat e këtij të fundit menjëherë ndien presionin. Qualcomm kërkesë autoriteteve Amerikane për bllokimin e shitjeve të iPhone në SHBA Photo Source: Reuters

Beteja ligjore mes Apple dhe Qualcomm është përshkallëzuar në një nivel të ri ku prodhuesi i çipeve kërkon bllokimin e shitjeve të iPhone në Shtetet e Bashkuara.

Qualcomm do të dërgojë një kërkesë formale pranë Komisionit të Tregtisë Ndërkombëtare pu kërkon bllokimin e importeve të iPhone në SHBA ku ky i fundit dihet se prodhohet në Azi.

Kjo situatë degradoi në këtë pikë pas padisë që Apple drejtoi ndaj Qualcomm lidhur me patentat. Apple argumenton se sistemi i tarifimit të Qualcomm është i padrejtë.

Muajin e kaluar Apple bllokoi të gjitha pagesat për përdorimin e teknologjisë së Qualcomm. Të ardhurat e këtij të fundit menjëherë ndien presionin.

iPhone ndërtohet në Azi nga prodhues të kontraktuar. Nëse apelimi i Qualcomm rezulton i suksesshëm, atëherë bllokimi i iPhone në SHBA do ti kushtonte 40% të shitjeve.

Në vetvete iPhone përbën 60% të të ardhurave të kompanisë. iPhone aktual përdor teknologjinë e Intel dhe Qualcomm për modemët e rrjeteve. Përpara se të vinte iPhone 7, Qualcomm ishte furnizues kryesor dhe i vetëm i Apple me modemë rrjeti.

Bllokimi i pagesave nga ana e Apple bëri që Qualcomm të parashikonte 500 milion dollar më pak të ardhura për tremujorin e dytë të 2017-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>