Business & Management

Qualcomm do të shkurtojë një pjesë të madhe të stafit të saj

Jul 22 2015
0 Shpërndarje
Qualcomm do të shkurtojë një pjesë të madhe të stafit të saj

Shadow is cast near Qualcomm logo at the 2015 Computex exhibition in Taipei,Një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave Qualcomm Inc. po përgatitet të shkurtojë nga puna disa qindra punonjës. Konkretisht rreth 10% të forcës punëtorë që përbëhet nga 30.000 punonjës. Ky informacion u bë publik me anë të një raporti të publikuar nga The Information. Pritet që kompania të japë më shumë informacion rreth këtyre shkurtimeve ditën e mërkurë kur të raportojë rezultatet e përgjithshme të këtij tremujori.

Qualcomm e cila raportoi një rënie me 46% në të ardhurat e tremujorit të parë të këtij viti, është duke u ndeshur me konkurencën e fortë nga Media Tek Inc. dhe një sërë kompanish të vogla kineze që prodhojë çipa për pajisjet e nivelit të ulët. Ende nuk dihet se në cilin department do të ndodhin këto shkurtime. Përveç shkurtimeve të pritshme Qualcomm po i fokuson aktivitetet e saj zhvilluese në tregjet me kosto të ulët siç janë India për të shkurtuar sa më shumë shpenzimet. Ndërsa blogeri i harduerëve Fudzilla raportoi javën që kaloi se prodhuesi i çipave mund të shkurtojë 4.000 punonjës si pjesë e një ristrukturimi madhor.

Mund të themi se Qualcomm gjendet aktualisht në një periudhë të vështirë. Kjo mund të jetë shkaktuar nga humbja e një klienti kyç për kompaninë si dhe nga vonesat në dërgesat e produkteve tek konsumatorët. Këtë vit Samsung vendosi të fitonte një lloj pavarise nga Qualcomm duke përdorur në Galaxy S6 një çip të prodhuar brenda kompanisë. E sikur mos të mungonte kjo, Qualcomm është dhe nën presion nga investitorët Jana Partners për të ndarë biznesin e saj të çipave nga biznesi me përfitime të larta i patentave. Së fundmi rregullatorët europianë kanë hapur një hetim kundrejt Qualcomm përsa i përket dominancës së kësaj kompanie në treg. Dyshohet se Qualcomm përdor taktika ilegale përballë konkurentëve. Nëse dyshimet arrihen të vërtetohen atëherë kompaninë e presin dëmtime të rënda. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>