Business & Management

Qeveria shqiptare përuron portalin e punësimit elektronik

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Qeveria shqiptare përuron portalin e punësimit elektronik

1361884036-lajm Qeveria shqiptare ka inauguruar sot një tjetër shërbim dixhital, portalin e e-punësimit.

Nëpërmjet këtij portali, qytetarët shqiptarë do të mund të kërkojnë dhe aplikojnë për vende të lira pune, si dhe kompanitë private mund të publikojnë pozicionet e tyre të lira në kohë reale, në mënyrën më të shpejtë dhe transparente nëpërmjet internetit, nga kompjuteri i tyre ose telefoni celular, në portalin zyrtar të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Ai është i shtrirë në 12 zyrat rajonale të punësimit, 24 zyrat lokale të punësimit, përfshin informatizimin e plotë të sistemit të brendshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe sistemin e portalit në internet www.epunesim.gov.al.

I pranishëm në inaugurimin e shërbimit, Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se ky shërbim do të bëjë më efikas një nga sektorët më nevraligjikë të qeverisjes.

“Që sot çdo qytetar shqiptar, i papunë, i cili kërkon një vend pune, mund të aplikojë në këtë sistem nga celulari apo kompjuteri i tij. Por që sot edhe çdo sipërmarrës shqiptar që ka nevojë për punonjës, për teknik, për inxhinier, për specialist, për ekspert mund të paraqesë kërkesën në portalin e punësimit të kësaj ministrie dhe në kohë reale mund të gjejë kandidatin më të përshtatshëm për vendin bosh të punës. Portali që ne inaugurojmë sot realizon transparencën më të madhe, mundësitë më të gjera, në kohën më të shpejtë,” tha Berisha.

Portali i e-punësimit është financuar me 500 mijë euro nga qeveria suedeze dhe projekti është zbatuar nga kompania shqiptare Cacttus. (CIO Albanian)

e-punesimi

Tags >

Shqipëri
Lajmet e fundit>