Business & Management

Qeveria Japoneze dhe Broadcomm kërkojnë shpëtimin e Toshiba nga rivalët Kinezë

Apr 19 2017
0 Shpërndarje
Broadcom ka ofruar gjer tani shumën më të lartë prej 23 miliard dollarësh. Qeveria Japoneze dhe Broadcomm kërkojnë shpëtimin e Toshiba nga rivalët Kinezë Photo Source: Reuters

Një fond qeveritar në bashkëpunim me Broadcom janë duke konsideruar blerjen e biznesit të çipeve të Toshiba raportoi gazeta vendase Asahi ditën e Mërkure.

një ofertë e Bankës Japoneze të Zhvillimit dhe Broadcom mund të mbajë teknologjinë e Toshiba në Japoni duke e mbrojtur atë nga rivalët Kinez apo Koreano Jugore shprehej gazeta.

Toshiba vendosi shitjen e biznesit të çipeve për të mbuluar humbjet e miliarda dollarëve nga biznesi nuklear në Shtetet e Bashkuara Westinghouse Electric e cila shpalli falimentimin muajin e kaluar.

Broadcom ka ofruar gjer tani shumën më të lartë prej 23 miliard dollarësh. Ka patur zëra se Apple dhe Foxconn janë përpjekur për të blerë një pjesë të aksioneve të kompanisë.

SK Hynix nga Koreja e Jugut dhe Western Digital kanë dërguar gjithashtu ofertat e tyre. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>