Internet

Qeveria gjermane: Qëndroni larg nga Internet Explorer

Sep 21 2012
0 Shpërndarje
Qeveria gjermane: Qëndroni larg nga Internet Explorer

Qeveria gjermane ka filluar të njoftojë qytetarët që të mos përdorin shfletuesin Internet Explorer, pasi programi ka një pikë të dobët që po shfrytëzohet nga hakerat.

Ky problem që prek përdoruesit e Windows XP, Vista dhe 7, u bë e ditur fundjavën e kaluar. Kur përdoruesit e IE-së në këto sisteme operative klikojnë një link të infektuar, atëhere e zbulojnë kompjuterin e tyre ndaj hakerave.

Kjo dobësi e shfletuesit ka prekur qindra milionë përdorues të Internet Explorer në të gjithë botën dhe nuk është rregulluar ende.

Zyra Federale Gjermane ka lajmëruar qytetarët, që ndërkohë të përdorin një shfletues alternativ në vend të IE-së derisa Microsoft-i të bëjë rregullimet e nevojshme.

Microsoft-i, nga ana e vet, ka ofruar një toolkit që shërben si një masë mbrojtëse derisa të jetë i disponueshëm një patch i plotë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>