Aplikacione

Qeveria gjermane preferon Chrome

Feb 6 2012
0 Shpërndarje
Qeveria gjermane preferon Chrome

Agjencia për cyber-siguri e Gjermanisë ka rekomanduar që përdoruesit e sistemit operativ Windows 7 të përdorin internet shfletuesin e Google, Chrome, duke veçuar “sandbox”-in dhe intervalin e përditësimit të aplikacionit.

Nga kjo agjenci deklarojnë që në testimet e realizuar nga Zyra Federale për Siguri Informative të njohur edhe si BSI në Gjermani, shfletuesi Chrome ka rezultuar të jetë më i sigurti. “Me përdorimin e Google Chrome me masat tjera të sigurisë, ju mund të reduktoni riskun e një IT sulmi të suksesshëm,” thuhet ndër të tjera në raport.

BSI ka përmendu teknologjinë sandbox që izolon shfletuesin nga sistemi operativ dhe pjesa tjetër e kompjuterit; mekanizmin të heshtur të përditësimin dhe lidhjen e Adobe Flash, si anët më të forta të këtij shfletuesi. Mekanizma mbrojtës si sandbox në shfletues të tjerë pos Chrome, ose nuk ekzistojnë ose janë shumë të dobët, shtojnë nga kompania.

Për dallim me vendet tjera, agjencia gjermane ka zakon të jap rekomandime për softuer. Para dy viteve, kjo agjenci nxiti gjermanët të mos përdorin Internet Explorer-in derisa Microsoft arnoi një vrimë që thuhej se përdorej nga hakerë kinez për tu futur në rrjetet e Google dhe dhjetëra kompanive tjera perëndimore.

Për dallim nga amerikanët të cilët kanë Internet Explorer-in si shfletues bazë, gjermanët kur instalojnë Windows 7, ju jepet mundësia të zgjedhin shfletuesin që dëshirojnë të përdorin.

Lajmet e fundit>