Siguri

Qeveria franceze detyron fshirjen e një artikulli në Wikipedia

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
Qeveria franceze detyron fshirjen e një artikulli në Wikipedia

WikipediaEdhe pse është enciklopedi e lirë, ku secili mund të japë kontributin e vet, Wikipedia ende mbetet e ndikuar nga ndikimet qeveritare.

Një ndikim i tillë ka ndodhur gjatë javës së kaluar, kur një person thuhej se kishte postuar në një faqe në Wikipedia disa informacione të klasifikuara të ushtrisë.

Sipas Fondacionit Wikimedia, që është mirëmbajtëse e Wikipedia-s, Kryesia Qendrore i Inteligjencës Franceze (DCRI) fillimisht i kishte kërkuar fondacionit që të bënte fshirjen e artikullit në fillim të muajit mars, por fondacioni kishte refuzuar, duke kërkuar nga kryesia që të ofronte më tepër informacione që të arsyetonte kërkesën e vet.

Në vend të kësaj, kryesia thirri një vullnetar nga Wikipedia në frëngjisht në zyrat e veta, tha fondacioni. Vullnetari nuk ishte përfshirë në krijimin e faqes, por kishte të drejta të administratorit duke ia mundësuar atij që t’i fshinte faqet.

Duke e ditur që ai do të mund të mbahej në kujdestari dhe prokurim, sipas fondacionit, ai zgjodhi që të fshijë faqen.

Faqja që atëherë është rivendosur nga një administrator zviceran, tha fondacioni. Në një postim të bërë më 4 prill në letrën lajmëruese për administratorët e Wikipedia-s në frëngjisht, përdoruesi Remi M kishte lajmëruar që ai kishte fshirë faqen sepse ishte një thyerje e ligjeve të fshehtësisë së francezëve dhe që çdo administrator që provon të rikthejë faqen do të jetë ligjërisht i përgjegjshëm.

Remi M është emri i përdoruesit me emrin e vërtetë Remi Mathis, që është presidenti i Wikimédia France.

Faqja kishte të bënte me një radio stafetë të drejtuar nga Forcat Ajrore Franceze në Pierre-sur-Haute, diku 400 kilometra në jug të Parisit.

Nëse kryesia kishte shpresuar që të bënte largimin e informacionit nga interneti, kjo kryesi do të dështonte: gjatë fundjavës, sipas shërbimit statistikor Wikiscan.org, ishte faqja më e vizituar e Wikipedia-s në gjuhën frënge.

Veprimi nxiti krijimin edhe të një përkthim në anglisht të këtij artikulli, duke zgjeruar audiencën e mundshme për informacion.

Informacioni të cilin DCRI-ja dëshiroi që të largojë shqetësoi organizatën e komponentit nuklear të mbrojtjes së Francës, tha një raport në gazetën franceze Le Monde, duke cituar burime të Ministrisë së Brendshme.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshëm nuk pranoi të komentojë në lidhje me çështjen, por tha që raporti në Le Monde kishte ofruar një baraspeshim. (CIO Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>