Internet

Qeveria britanike synon ti bëjë të aksesueshme faqet e saj

Oct 8 2012
0 Shpërndarje
Qeveria britanike synon ti bëjë të aksesueshme faqet e saj

Qeveria britanike po bëhet gati të ndërmarrë disa plane tepër të diskutueshme në lidhjen me aksesimin, hyrjen në faqet e saj.

Qytetarët mund të përdorin identitetin e tyre në Facebook, llogaritë bankare apo llogaritë e tyre telefonike për tu aksesuar në shërbimet qeveritare. Kjo proçedurë ofrohet si pjesë e programit Identity Assurance (IDA) dhe do t’i lejojë qytetarët të identifikohen për të paguar taksat, për të parë përfitimet e tyre, për të aplikuar për pasaporta etj, në faqet me domain gov.uk.

Në parim, pothuajse çdo palë e tretë mund të përdoret si identitet personal për sa kohë që ka kaluar hapin e IDA. Verifikimi mund të ndërtohet më pas me numrat e celularit të qytetarëve (si shtesë e identifikimit fillestar) si edhe një pyetje dytësore.

Ky projekt synon të krijojë lehtësira për qytetarët britanikë

I gjithë ky plan është krijuar me qëllimin e lehtësimit të shërbimit ndaj qytetarëve. Kështu, atyre nuk do t’u duhet të krijojnë një llogari tjetër për të aksesuar faqet qeveritare, llogari të cilën shumë njerëz e harrojnë, por mjafton të përdorin një ekzistuese që e hapin herë pas here.

Megjithatë, ky plan ngre mjaft çështje mbi sigurinë. Po sikur qytetarët të mos i sigurojnë siç duhet llogaritë e tyre? Apo të përdorin një llogari të vetme për shumë faqe? Këto pakujdesi do të sillnin vjedhje masive të dhënash. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>