Siguri

Qeveria amerikane kërkon bashkëpunim për luftën kundër krimit online

Oct 22 2012
0 Shpërndarje
Qeveria amerikane kërkon bashkëpunim për luftën kundër krimit online

Mark Weatherford, zyrtar i Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare(U.S. Department of Homeland Security), ka sugjeruar që kompanitë brenda industrive të njëjta mund të ndihmojnë njëra-tjetrën duke bashkëpunuar për të luftuar krimin online.

Kjo deklaratë vjen pas sulmeve të fundit DDoS (distributed denial-of-service) që iu bë bankave amerikane ditët e fundit. Sulmet DDoS janë forma më e thjeshtë e krimit online. Ato tentojnë të kthejnë jashtë shërbimit faqe të caktuara uebi, duke i mbingarkuar ato me trafik informacionesh të dëmshme.

Në këtë mënyrë, uebfaqet nuk mund të përmbushin kërkesat e përdoruesve. Sulmet kanë prekur banka si Wells Fargo, U.S. Bancorp, PNC Financial Services Group, Citigroup, Bank of America, dhe JPMorgan Chase. Ato janë lokalizuar se vinin nga Irani.

Bashkëpunimi synon parandalimin e sulmeve

“Kjo duhet të jetë një shtysë për t’iu tërhequr vëmendjen disa organizatave të mëdha.

Jo vetëm bankave, të cilat u prekën drejtpërdrejt, por edhe ISP-ve dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve”,- u shpreh Weatherford në konferencën në Santa Clara, Kaliforni.

“Po sikur të zhvillonim një model bashkëpunues për të gjithë ofruesit e përmbajtjes në ueb, si një Akamai apo Prolexic, ku blihet një numër serverësh, më shumë se sa mund t’i nevojiten një kompanie në një kohë të caktuar, dhe ato të ndahen midis organizatave që kanë të njëjtin qëllim atëherë kur atyre iu duhet. Pra, bëhet fjalë për një ndarje burimesh mes kompanive të të njëjtës fushë. Sulmet ndaj bankave erdhën pasi ato nuk kishin kapacitetin e duhur,”- shtoi Weatherford. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>