Menaxhim Projektesh

Qendra Hulumtuese për Menaxhimin e Infrastrukturës

Feb 1 2011
0 Shpërndarje
Qendra Hulumtuese për Menaxhimin e Infrastrukturës

Kah po ecën menaxhimi virtual?

Ekzekutivët nga 3 kompanitë e menaxhimit virtual- Embotics, Hyper9 dhe VKernel- shfaqin vizionet e tyre
Shumë ekzekutivë të industrisë së IT-së besojnë se nëse vlera e zgjerimit virtual të serverëve vazhdon sikurse në vitin 2010, atëherë administratorët e sistemeve virtuale do të jenë shumë të zëne këtë vit. Arsyeja është e thjeshtë:

Derisa madhësia dhe qëllimi i mjediseve virtuale rritet, ajo bëhet më e ndërlikuar dhe më e vështirë për t’u menaxhuar dhe përshtatur.Kjo situatë e ka bërë botën virtuale realitet, thotë Bryan Semple, shef marketingu në Vkernel, një firmë e njohur në menaxhimin virtual. Në një raport të sapopërfunduar Virtualization Management Index, VKernel ka inspektuar një makinë virtuale (VM) që mbante densitet në më shumë se 1,500 mjedise nga 50 deri në 5,000 VM. “Ajo që kemi parë na ka befasuar: Sa më i madh që është mjedisi, densiteti është më i keq. Në këtë rast duhet të ndodh e kundërta- sa më i madh që është mjedisi, aq më e madhe është mundësia për të balansuar ngarkesat, dhe për të rritur burimet e ndërlidhura,” thotë Semple. Ai ja atribuon problemin përdorimit joefiçent të kapacitetit menaxhes. “Administratorët e sistemeve janë duke alokuar shumë burime për të siguruar performansën për shkak se ekzistojnë shumë pasiguri në kërkesat aktuale të burimeve për një aplikacion. Aplikacionet kritike nuk zgjerohen në mjediset e pasigurta. Veçanërisht kur ROI është i kufizuar për shkak të nevojës për të alokuar burimet dhe për të hequr pasiguritë.

” Disa ekipe të enterprise server-ëve kanë investuar shumë në veglat e menaxhimit dhe automatizimit që mund të ju ndihmojnë në reduktimin e ngarkesave dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre për të menaxhuar ambientet në mënyrë më të efektshme, shton Jay Litkey, CEO i Embotics, një kompani tjetër për menaxhim virtual. Për këtë arsye, shton Litkey, IT-të e ndërrmarrjeve do të vazhdojnë të kalojnë nga veglat e zakonshme në sistemet gjithëpërfshirëse të menaxhimit virtual. “Monitorimi, ndarja e informatave, menaxhimi i përhershëm, menaxhimi i performancës/kapacitetit dhe vet-shërbimi i VM-së do të bëhen komponente kyçe në cilindo sistem për menaxhim virtual, dhe solucionet që integrojnë dhe automatizojnë këto diciplina brenda një arkitekture të kompanisë do të jenë esenciale,” thotë ai. Për më tutje, ai shton,

“Sistemet e menaxhimit do të bëhen më të lehta për përdorim dhe zgjerim: Administratorët nuk kanë kohë për implementimin tradicional e të ndërlikuar dhe kërkesat e larta për mësim.” Për Bob Quillan, shef i marketingut në Hyper9, një kompani tjetër për menaxhimin virtual, muajt e ardhshëm do të shohin “dominimin e domosdoshëm të menaxhimit virtual kundrejt menaxhimit fizik – duke thyer koded në problemet kryesore sikurse planifikimi dinamik i kapacitetit si dhe menaxhimi dhe automatizimi për cloud-et private.

” Në këtë pikë të fundit, ai thotë, “Në 2011, analizat e kohës reale dhe përkrahja e vendimeve inteligjente do të jenë kritike për automatizimin e alokimeve manuale dhe komplekse “ të mundësuara nga portalet e vet-shërbimit që u mundësojnë përdoruesve të marrin makinat virtuale në mjediset private cloud derisa “automatizimi i menaxhimit virtual gjithashtu do të ju ndihmoj ekipeve të IT-së që të kenë vizibilitet dhe kontroll të shtuar në zgjerimet e cloud-et publike- duke vlerësuar koston/benefitet/ dhe rrezikun për secilën. “ Kjo përfshinë edhe aftësinë për të kthyer mbrapa disa VM në qendrën e të dhënave, shton ai.

 

Lajmet e fundit>