Mobile

Qendra e Kërkimit Pew: Përdorimi i smartfonëve nga adoleshentët po arrin majat

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Qendra e Kërkimit Pew: Përdorimi i smartfonëve nga adoleshentët po arrin majat

teen smartphoneNumri i adoleshentëve në Amerikë që po përdorin smartfonë po rritet me ritëm të shpejtë dhe gjysma e tyre po e akseson internetin nëpërmjet pajisjeve që ata kanë, sipas një studimi të fundit.

78% e adoleshentëve në Amerikë kanë një celular. Por vetëm 47% prej tyre kishin një smartfonë gjatë 2012. Kjo do të thotë se 37% e të gjithë adoleshentëve kishin smartfonë në 2012, 23% më shumë se 2011, sipas Qendrës së Kërkimit Pew.

Një në katër adoleshentë, apo 23% e tyre kanë tabletë. Studimi bazohet në një anketë kombëtare mbi telefonët nga 26 korriku deri më 30 shtator të vitit të kaluar me 802 prindër dhe me 802 adoleshentë nga mosha 12-17 vjeç.

Gjithashtu u bashkëpunua me Qendrën Berkman të Internetit dhe Shoqërisë në Universitetin e Harvardit. Rezultatet konfirmuan një parashikim për një rritje të tregut të smartfonëve dhe shërbimeve të ofrimit të internetit në telefonët mobil si rrjetet sociale dhe të shërbimeve me bazë vendndodhjet midis grupit të adoleshentëve.

Adoleshentët e sotëm kanë një varietet të pajisjeve që aksesojnë në internet, por aparatet celularë kanë një rëndësi të madhe duke qenë se 25% e adoleshentëve të moshës 12-17 vjeç aksesojnë internetin.

Midis pronarëve të smartfonëve, 50% thanë se e përdornin internetin kryesisht nga telefonat e tyre. 95% e adoleshentëve janë online, të qëndrueshëm me trendet që nga 2006. “Pavarsisht, natyra e përdorimit të internetit nga adoleshentët ka ndryshuar rrënjësisht, që nga ajo kohë, nga lidhje stacionare të desktop, nga shtëpia që gjithmonë të lidhur me internetin gjatë gjithë ditës” shkruhej në kërkimin e Qendrës Pew.

Rreth 74% e adoleshentëve janë përdorues të internetit në telefonët mobile që e aksesojnë internetin në këto pajisje. Më të rinjtë e intervistuar që jetojnë me një buxhet të varur familjarë kanë më pak gjasa të jenë gjithë kohës të lidhur në internet nëpërmjet telefonëve mobil apo me kabëll.

“Gjithsesi ata që janë pjesë e grupeve më të ulët ekonomiko-shoqëror kanë po aq gjasa të lidhen në internet, madje në disa raste janë ata që janë më të lidhur me internetin mobil krahasuar me grupet e niveleve më të larta.” tha Pew. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>