Business & Management

Që kur Microsoft dhe Apple papritmas filluan të luajnë "bukur"?

Sep 27 2015
0 Shpërndarje
Që kur Microsoft dhe Apple papritmas filluan të luajnë "bukur"?

applelogo-100615130-primary.idgeTensioni mes të dyve tashmë është lënë pas, Apple dhe Microsoft tani ndajnë së bashku mundësi të vyera në botën e biznesit. Administratorët It të dy kompanive qëndrojnë së bashku dhe është kjo marrëdhënie e cila por i ndihmon të zhvillohen më tej shkruajnë analistët.

Apple dhe Microsoft kanë diferencë 1 vjeçare kur u themeluan në në 1970-tën. Në vitet që pasuan që të dy kompanitë patën raporte herë të ngrohta e herë të ftohta në mes tyre. Por shfaqja e Microsoft në skenën ku Apple po prezantonte iPad Pro dhe modelet e reja të iPhone ishte një sinjal pozitiv për industrinë e teknologjisë.

Që të dy kompanitë ndajnë një vizion të përbashkë në tregun e sipërmarrjeve por edhe në atë të softuerëve, harduerëve dhe shërbimeve.

Hardueri i Apple, Softueri i Microsoft

E ardhmja e biznesit të Microsoft do të varet nga raporti i kompanisë me shërbimet e saj të produktivitetit dhe Cloud dhe nga ana tjetër disponueshmëria e tyre në platformat aktuale.

Microsoft krijon mjetet e duhura për të cilat punojëst kanë nevojë, ndërsa Apple ndërton alternativa por që janë inferiore dhe nuk shfrytëzohen gjerësisht nga departamentet e IT-së.

Nga ana tjetër Apple ka MacBook-ët dhe paisjet e saj mobile të cilat terheqin më së shumti sipërmarrjet dhe Microsoft tani po i trajton këto produkte si “qytetarë të klasit të parë” për aplikacionet e saja Office.

Përveç sistemit operativ Windows, shërbimet e tjera të Microsoft duhet të jenë pjesë e harduerit të Apple. Microsoft ka kuptuar përfitimet e mëdha nga ky “bashkëpunim” madje duke kushtuar më shumë vëmendje ofrimit të shërbimeve në paisjet të palëve të treta sesa ato vetjake.

microsoftapple-100615131-large.idgeFërkimet mes Apple dhe Microsoft

Aktualisht kompanitë mund të kenë marrëdhënie më miqësore se asnjëherë për “hatër” të mundësive që ofron ky partneritet por kishte kohë që nuk ishim dëshmitarët të kësaj.

Vetëm dy vite më parë shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, e quajtur Microsoft si një konkurrent plot konfuzion në vetëvehte. “Njëherë po vraponin pas laptopëve me ekrane të vegjël, tani por ndërtojnë një kompjuter brenda një tableti. Kush e di çfarë kanë në plan pas kësaj?”

Gjatë prezantimit të iPhone në 2007-tën, shefi ekzekutiv i atëhershëm i Microsoft, Steve Ballmer, thoshte: “Ska shans që ai iPhone të korrë sukses”.

Nga ana tjetër kur bashkëthemeluesi dhe ish shefi ekzekutiv i Apple u pyet çfarë eksperience të ofron iTunes në Windows, ai tha: “Është si ti japësh një gotë uji me akull dikujt që gjendet në ferr”.

Përpara tre javësh gjatë prezantimit të iPad Pro, Phil Schiller i Apple tha: “E kush tjetër e di më mirë se çfarë është produktiviteti përveç Microsoft?”

Mund të themi se kompanitë akoma vijojnë të konkurrojnë fuqishëm deri në një farë pike por është gjë e mirë të shohësh teksa Microsoft ka hapur dyer e bashkëpunimit duke gjetur forma të ndryshme për të punuar së bashku.

Nuk dihet sesa do të vazhdojë një marrëdhënie e bukur mes dy kompanive. Varet nga trendet. Shumë gjëra ndjekin një cikël dhe aktualisht kemi një precedent historik si arsye e fortë për të mbajtur gjallë këtë marrëdhënie të ngrohtë. Gjithësesi historia nuk është një destinacion, dhe njerëzit punojnë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta përsa kohë që të dyja palët përfitojnë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>