Slider

Pyetja e përjetshme: Gjendet receta për pavdekësi?

Feb 5 2013
0 Shpërndarje
Pyetja e përjetshme: Gjendet receta për pavdekësi?

ImmortalityNjerëzimi gjithmonë ka qenë në kërkim të recetës e cila do ti mundësontë pavdekësinë, sipas hulumtimeve të cilat vijnë nga Japonia, kjo do të jetë e mundshme së shpejti.

Shin Kubota, shkencëtari japonez nga universiteti Kyoto, konfirmoi mitin rreth kandilave të pavdekshëm të detit.

Turritopsis nutricula është emërtimi teknik për këtë lloj kandili e cila për shkencëtarët është e njohur si e vetmja qenie e gjallë në planetin tonë e cila është e pavdekshme.

Kandili ka aftësinë e pazakontë të rinovimit të pafund. Kur kjo plaket, apo kur sëmuret, ajo prapë shndërrohet në polip.

Profesori Kubota beson se te ky kandil deti gjendet kura për pavdekshmëri dhe se jeta e njeriut mund të zgjatet për disa mijëra vjet.

Turritopsis nutricula e ka zbuluar Christian Sommer, student gjerman i biologjisë, por deri tani pavdekshmëria e saj nuk ishte konfirmuar.

Shkencëtarët thonë se ky lloj kandili është përhapur nga deti Mesdheu deri në oqeane, kështu që sot mund të shihen në brigjet e Panamasë, Floridë dhe Japoni. (PCWorld Albanian)

Tags >

shkencë
Lajmet e fundit>