Karriere

Pushohet CEO i Symantec, Steve Bennet

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Pushohet CEO i Symantec, Steve Bennet

steve-bennett-headshot-casual-med_270x385Steve Bennet, deri dje CEO i Symantec, pushohet nga puna pas më pak se dy vitesh në postin drejtues të kompanisë. Lajmërimi nga kompania e sigurisë u bë ditën e djeshme duke bërë të ditur këtë vendim dhe largimin përfundimtar të tij nga të gjitha postet që mbante paraprakisht në kompani. “Prioriteti ynë është të identifikojmë një lider që mund ta çojë kompaninë tonë dhe asetet e saj në fazën tjetër të inovacionit të produktit dhe rritjes së kompanisë duke drejtuar të gjitha skuadrat e punës.

Ky vendim i peshuar gjatë ishte rezultati i një procesi të vazhdueshëm konsultimi  dhe nuk është ndikuar nga asnjë ngjarje apo veprim i gabuar nga asnjë nga palët”,  ishin disa nga fjalët e presidentit të bordit drejtues të Symantec, Daniel Schulman. Ai gjithashtu tha se një komitet special i bordit është ngarkuar me punën për të gjetur në një kohë sa më të shkurtër një CEO të ri.

 

Bennet zëvendësoi Enrique Salem në vitin 2012 me shpresën dhe misionin për të rritur sërish fitimet e antivirusit Norton. Para kësaj, Bennet u bashkua me bordin drejtues të Symantec në vitin 2010 dhe pas një viti ishte president i bordit. Para Symantec, Bennet ka qenë president dhe CEO në Intuit për shtatë vite e akoma më para kësaj ka punuar për 23 vite në General Electric. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>