Aplikacione

Punonjësit nuk preferojnë përdorimin e aplikacioneve të krijuara nga vetë kompania (Infografik)

Nov 16 2013
0 Shpërndarje
Punonjësit nuk preferojnë përdorimin e aplikacioneve të krijuara nga vetë kompania (Infografik)

shba kompaniKompanitë po përpiqen gjithnjë e më tepër të ndërtojnë aplikacione alternative ndaj atyre komerciale që punonjësit përdorin në smartfonët e tyre. Kjo tingëllon deri diku pozitive, por fatkeqësisht punonjësit nuk kanë të njëjtin mendim.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi nga kompania e softuerëve Mobiquity, rreth 2/3 e përdoruesve mendojnë se aplikacionet e krijuara nga vetë kompania kanë mungesa. Sipas të dhënave rreth 60% e përdoruesve i braktisin këto aplikacione të dizajnuara me kujdes, ndërsa 64% vendosin të përdorin një version alternativ që e përzgjedhin vetë duke shmangur kështu masat e sigurisë të përcaktuara nga kompania. Ky është një problem shumë shqetësues për kompanitë pasi në përpjekje e sipër për ndërtimin e një aplikacioni më të sigurt ato sakrifikojnë përdorshmërinë.

Në qoftë se dëshironi që punonjësit të përdorin aplikacionet që keni dizajnuar atëherë do të ishte mirë që të ndërtoni aplikacione po aq të mira ose akoma më cilësore sesa ato që janë të gatshme. Duhet pasur parasysh se detyrimi i përdoruesve për vendosjen e një kodi verifikimi me 28 karaktere nuk do të ndihmojë në nxitjen e përdorimit të aplikacioneve të vendosura nga kompania.

Si rezultat i pakënaqësive disa prej kompanive janë përpjekur të përmirësojnë aplikacionet e tyre, ndërsa disa të tjera kanë vendosur të mos lejojnë aksesin ndaj aplikacioneve alternative. Masa e fundit do të jetë e vështirë për t’u aplikuar ashtu si duhet sidomos tek ato kompani që mbështesin lëvizjen “Sillni pajisjen tuaj” (BYOD). Studimi ka zbuluar se 70% e punonjësve i përdorin pajisjet e tyre personale, prandaj kompanitë sado që të mundohen përdoruesit do të guxojnë të përdorin mjetet personale nëse nuk u prezantohen alternativa të arsyeshme.

Ky infografik nuk është thjesht një paraqitje e gjendjes së aplikacioneve të kompanive, por është një pasqyrë e vërtetë të dhënash së cilës i duhet kushtuar vëmendje. Kompanitë duhet të gjejnë mënyrat e duhura për të kuptuar më mirë nevojat e përdoruesve ose për t’u përballur me këto nevoja. (CIO Albanian)

mobiquity_employee app satisfaction FINAL

Lajmet e fundit>