Mobile

Punonjësit mobile rrezikojnë shëndetin me punën gjatë fundjavës

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Punonjësit mobile rrezikojnë shëndetin me punën gjatë fundjavës

Një sondazh i realizuar kohët e fundit ka zbuluar se 63% e punonjësve mobile shpenzojnë online të pakën gjashtë orë çdo fundjavë, dhe rreth 1/3 qëndrojnë online deri në 20 orë gjatë dy ditëve. Këto rezultate ngrenë një çështje të rëndësishme lidhur me shëndetin e tyre, duke qenë se shfrytëzimi i orëve të fundjavës për punë nuk të lejon të çlodhesh ashtu siç duhet.

Sondazhi përfshiu 1678 punonjës mobile në 1100 ndërmarrje botërore dhe u realizua midis datave 27 shtator – 19 tetor nga iPass. Në përmbledhjen e rezultateve, shpaloset fakti se përfundimet e tilla mund të sjellin pasoja me shëndetin, veçanërisht nëse punonjësit qëndrojnë të ulur gjatë kohës që janë online.

Kërkuesit australianë, u shpreh iPass, kanë dalë në përfundimin se të rrish ulur për periudha të gjata kohe rrit riskun e vdekjes.

Doktorët rekomandojnë që njerëzit që i kalojnë ditët e javës ulur në zyrë, të përpiqen të jenë sa më aktive në kohën e tyre të lirë.

Sipas sondazhit, iPhone i Apple mbetet smartfoni më popullor midis punonjësve

Nga rezultatet doli në pah fakti që edhe në qoftë se punonjësit mobile arrijnë të pushojnë, ata nuk mund të rrinë më tepër se katër orë pa përdorur të paktën smartfonin për të aksesuar internetin. Studimi i iPass gjeti se përqindja e personave të përgjigjur që përdornin smartfonët e tyre për punë ishte rritur nga 42% në vjeshtën e vitit 2011 në 46% në vjeshtën e këtij viti.

Po ashtu, numri i telefonëve që vinte në dispozicion kompania ra nga 58% në 33% gjatë të njëjtës periudhë. Kjo lidhet me policën e ashtuquajtur “Bring Your Own Device (BYOD)” (Sill pajisjen tënde). Sipas sondazhit, iPhone i Apple mbetet smartfoni më popullor midis punonjësve me një përqindje prej 53%, krahasuar me 45% nga viti i kaluar. Telefonat me Android kanë parë gjithashtu progres, duke kaluar nga 21% vitin e kaluar në 34% këtë vit.

BlackBerry është ai që ka parë rënie të përdorimit në punë, nga 32% në 26%. Pajisjet me Windows Phone përbënin vetëm 5% në këtë sondazh. Lidhur me tabletët, shumë punonjës mobile u shprehën se mendojnë se do të përdorin më tepër tabletët vitin tjetër dhe pritet që iPad të jetë zgjedhja e preferuar me 54%. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>