Business & Management

Punonjësit kryesorë të Opera Software largohen nga kompania

Nov 22 2016
0 Shpërndarje
Punonjësit kryesorë të Opera Software largohen nga kompania

opera-software-leavingBruce Lawson, Andreas Bovens, Shwetank Dixit dhe Vadim Makeev të gjithë deklaruan gjatë ditëve që kaluan se kanë ikur nga Opera ose se janë gati të ikin.

Në fakt, pjesëtari i vetëm i DevReal që ka mbetur është Mathias Bynens i cili iu bashkua Opera Software në Janar të 2014.

  • Bruce Lawson ishte zëvendës drejtori i Teknologjisë dhe punonte për kompaninë që nga 2008

  • Andreas Bovens ishte Menaxheri i Produkteve Android të Opera Software dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Zhvilluesit. Ai punoi me kompaninë që nga 2007.

  • Shwetank Dixit ishte Menaxheri i Programit të Shtojcave të Opera Software dhe Evangjelist Rrjeti. Ai punoi për kompaninë që nga 2007.

  • Vadim Makeev punoi si një Evangjelist Rrjeti për Opera Software që nga 2009

Tre nga katër që lanë punën postuan informacion në Twitter. Ato nuk e zbuluan pse janë duke e lënë apo pse e kanë lënë punën në Opera Software. Por vetëm se ato e kanë lënë punën dhe po shikojnë për mundësi tjera punësimi.

Kjo, dhe fakti që ato të gjithë e kanë lënë punën rreth të njëjtës kohë, sugjeron se vendimi mund të ketë qenë i momentit dhe jo i planifikuar për një kohë që gjatë.

Ndryshimi më i madh kohët e fundit i Opera Software është përvetësimi i shfletuesit Opera dhe Opera Max nga një shoqëri kineze. Bruce Lawson pak a shumë e konfirmon se përvetësimi ka të bëjë me arsyen se pse po e lë punën në blogun e tij personal.

“Pasi produktet për klientë të Opera-s (shfletuesi dhe Opera Max) u morën nga një shoqatë kineze me 4 nëntor, Opera dhe unë po shkojmë në rrugë të ndara me mirëkuptim të plotë. Un nuk jam më një përfaqësues apo folës për produktet e Opera, ose për markën Opera. “

Të gjithë anëtarët që braktisën punën po kërkojnë për një punë të re. Të gjithë janë me shumë eksperience dhe me shumë ekspertizë dhe dije. Ndërkohë që ka shumë mundësi pune për to, nuk do të ishte për tu çuditur nëse do të përfundonin duke punuar së bashku për kompani tjetër që zhvillon “shfletues rrjeti”. (CIO Albanian)

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>