Slider

Punonjësit e Samsung kthejnë 2.9 milionë $ bonuse për të kërkuar falje për performancën e dobët

Jul 19 2014
0 Shpërndarje
Punonjësit e Samsung kthejnë 2.9 milionë $ bonuse për të kërkuar falje për performancën e dobët

samsung-logo_1020.0_standard_640.0Sipas Reuters, gati 200 menaxherë nga divizioni mobil i Samsung-ut kanë kthyer 25 % të bonusit të fundit që morën në një përpjekje për të treguar që ata marrin përgjegjësinë për performancën e dobët të kompanisë dhe që duan të punojnë më tepër për të shkuar përpara. Veprimet si rikthimi i një bonusi janë veprime të pazakonshme për punëtorët në korporata në Korenë e Jugut, në veçanti në kompanitë publike. Vlera e bonuesve të kthyera është vlerësuar në shumën prej 2.92 milionë dollarë.

Për tremujorin e parë të vitit 2014, Samsung raportoi 8.49 trilionë uonë (8.23 miliardë dollarë). Ndonëse është një shifër e madhe, ajo ka pësuar rënie nga 8.78 trilionë sa kishte një vit më parë në të njëjtën periudhë të vitit dhe rënia pritet të përsëritet edhe në tremujorin e dytë të vitit. Vitin e kaluar, gjatë tremujorit të dytë Samsung mori 9.53 trilionë (rreth 8.5 miliardë dollarë) dhe madje nuk i arriti pritjet nga Wall Street për prodhuesin e smartfonëve; për tremujorin e dytë të vitit, Samsung parashikon që do të shohë vetëm 8.49 trilionë uonë. Kjo mund të thuhet që rritja e smartfonëve është duke u ngadalësuar, të cilën gjë e kanë vërejtur edhe menaxherët e Samsung-ut. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>