Microsoft

Punonjësit e Nokia-s hidhen në grevë kundër marrëveshjes së kompanisë me Microsoft-in

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Punonjësit e Nokia-s hidhen në grevë kundër marrëveshjes së kompanisë me Microsoft-in

nokiaPunonjësit e Nokia-s në Kinë nuk janë aspak të kënaqur me marrveshjen e kompanisë me Microsoft-in, gjithashtu kanë ankesa lidhur me kontratat e reja që kanë firmosur.

Për kër arsye qindra punëtorë të Nokia-s janë hedhur në grevë ditën e martë. Sipas tyre, shitja e biznesit të pajisjeve mobile ndaj Microsoft-it ka rezultuar në firmosjen e kontratave të reja që janë më pak të favorshme për punonjësit.

Agjensia e lajmeve Reuters ka raportuar ditën e premte se deri tani janë shkurtuar 59 punonjës që kishin munguar në punë, veprim që ka ndikuar në përshkallëzimin e grevës. Lidhur me këtë situatë, një përfaqësues i kompanisë Nokia i quajtur Doug dawson është shprehur se kontratat e tyre u anulluan pasi ata zgjodhën të mos ktheheshin në punë.

Ndërkohë një punëtor është shprehur: “Ata nuk kanë asnjë arsye pse të na pushojnë nga puna. Ne tashmë e kemi zgjedhur këtë rrugë dhe do t’a vazhdojmë atë deri në fund.”

Dawsen ka thënë për Reuters se Nokia është takuar me punonjësit gjatë kësaj jave për të shpejguar situatën dhe për të hedhur poshtë thashethemet apo deklaratat e gabuara, por punonjësit e kanë mohuar këtë deklaratë. Një punetor është ankuar sepse asnjë përfaqësues i kompanisë nuk ka negociuar me grevistët.

Sipas Reuters, punonjësit në Kinë nuk kanë shumë besim tek punëdhënësit e tyre dhe kanë frikë se mos kushtet e punës përkeqësohen pasi biznesi blihet nga një kompani tjetër.

Ditën e martë aksionerët e Nokia-s votuan pro aprovimit të marrëveshjes që mundëson shitjen e kompanisë Finlandeze ndaj Microsoft-it. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>