Siguri

Punonjësit e brendshëm janë shkaktarët kryesorë të vjedhjes së të dhënave

Oct 12 2013
0 Shpërndarje
Punonjësit e brendshëm janë shkaktarët kryesorë të vjedhjes së të dhënave

hp-a-databreachEdhe pse shumicën e kohës, kërcënimet e sigurisë dhe privatësisë perceptohen si sulme nga jashtë, studimet e fundit tregojnë se kjo mund të mos jetë gjithmonë e vërtetë.

Edhe punonjësit janë po aq të rrezikshëm kur vjen puna tek siguria dhe mund të shkaktojnë probleme serioze me apo pa dashje.

Në raportit e fundit të Forrester trajtohen arsyet kryesore të vjedhjes së të dhënave të kompanive. Studimi është kryer në formën e një sondazhi ku kanë marrë pjesë njerëz nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, të cilët janë pjesë e SME-ve apo kompanive të mëdha.

Në të del në pah se arsyeja kryesore e vjedhjes së të dhënave janë kërcënimet që vijnë nga punonjësit e brendshëm.

Gjatë 12 muajve të fundit, 36% e vjedhjeve kanë ardhur për pasojë të keqpërdorimit të tyre nga punonjësit. Është e qartë se në këtë rast problemi qëndron tek mosinformimi. Në studim thuhet se vetëm 42% e punonjësve të SME-ve amerikano-veriore dhe atyre evropiane janë trajnuar për sigurinë në punë.

Nga ana tjetër, vetëm 57% e punonjësve shprehen se janë në dijeni të politikave të sigurisë që ka kompania ku punojnë.

Edhe abuzimi nga punonjësit e bredshëm ishte një arsye tjetër brenda studimit. Gjatë vitit të fundit, kjo ishte një nga arsyet kryesore të vjedhjes së të dhënave.

Në raport theksohet fakti se drejtuesit e kompanive, e veçanërisht ata që janë përgjgjës për sigurinë e të dhënave, nuk duhet të përqëndrohen vetëm tek infrastruktura, programet dhe mbrojtja e rrjetit, por duhet të shohin edhe se çfarë po ndodh në brendësi të kompanisë dhe çfarë po del jashtë saj. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>