Business & Management

Punëtorët kinezë protestojnë kundër largimeve nga Motorola

Aug 21 2012
0 Shpërndarje
Punëtorët kinezë protestojnë kundër largimeve nga Motorola

Punëtorët kinezë të Motorola-s janë ngritur kundër reduktimit prej 20 përqindësh në fuqinë punëtore të ndërmarrjes nga zotëruesit e grupit, Google.

Google bleu ndërmarrjen Motorola Mobility me bazë në Pekin për rreth 12 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar dhe gjatë ditës së hënë bëri të ditur se do të largojë nga puna rreth 4,000 punëtorë, por jo të gjithë në objektin e Kinës.

Javën e kaluar, rreth 100 punëtorë të Motorola-s nga zyra e ndërmarrjes në Nanjing, protestuan jashtë ndërtesës, duke i quajtur këto shkurtime si të “paligjshme”. Të premten, 200 punëtorë protestuan përballë zyrës në Pekin të Motorola-s.

Një anëtare e stafit nga Qendra Softuerike Nanjing, që preferoi të qëndrojë anonim, tregoi për China Daily gjatë ditës së hënë se hollësitë për këto largime nga puna do të publikohen gjatë kësaj jave në lajme.

“Çdo largim do të vendosë një barrë të madhe tek punëtorët dhe familjet e tyre,” tregoi anëtarja për të përditshmen kineze.

“Nëse të gjithë njerëzit largohen në të njëjtën kohë, do të jetë e vështirë për ta që të gjejnë një punë sepse kërkesa për inxhinierë softuerikë në Nanjing është e kufizuar.” Dega në Nanjing është një nga tre degët më të mëdha të Motorola-s në Kinë. (CIO Albanian)

Tags >

motorola
Lajmet e fundit>