Karriere

Punët më të mira dhe më të pagueshme janë në Linux

Feb 15 2012
0 Shpërndarje
Punët më të mira dhe më të pagueshme janë në Linux

Studimet e viteve të fundit kanë vënë në pah që aftësitë për punë në Linux janë në trend në tregun e punësimit për IT. Këto studime i ka vërtetuar edhe më shumë publikimi i raportit të fundit të Linux Foundation që kërkesat për këto aftësi janë ngritur në një nivel edhe më të lartë.

Në raport thuhet që 81% e menaxherëve punëdhënës që kanë marrë pjesë në sondazh si prioritet për angazhimin e punëtorëve të rinj kanë kërkuar talentin në Linux. Kjo shifër është një ngritje nga sa ishte vitin e kaluar 63%. Në fakt ata deklarojnë që do të punësonin IT profesionist që kanë talent në Linux para talenteve tjera. 85% e menaxherëve  të anketuar kanë deklarua që e kanë shumë vështirë të gjejnë profesionist në Linux.

Në mungesë të IT profesionistëve për Linux, menaxherët kanë gjetur zgjidhjen. Ata paguajnë dita ditës paga më të mëdha dhe më shumë bonuse për këta pak njerëz. Në fakt, pagat e Linux janë dyfishuar në krahasim me pagat tjera teknologjike. Me pak fjalë është mirë të punosh me Linux.

Derisa profesionistët tjerë teknologjik në përgjithësi gjatë vitit të kaluar kanë pasur një rritje në paga për vetëm 2%, profesionistët me aftësi në Linux kanë parë një rritje page prej 5% dhe kërcime në bonuse deri në 15%, gjatë të njëjtës periudhë.

E ndër avantazhet tjera për punë në Linux janë skeduli fleksibël dhe trajnimet shtesë e programet certifikuese.
Profesionistët të një niveli mesatar me tre deri pesë vjet përvojë kanë qenë targeti kryesor për më shumë se 75% e menaxherëve të anketuar.
“Punët në Linux janë bërë punët më të kërkuara në botën teknologjike. Qartazi, menaxherët punëdhënës nëpër tërë IT sektorin kuptojnë këtë dhe janë duke kërkuar profesionistë në Linux në mënyrë agresive,” deklaroi Jim Zemlin, drejtor ekzekutiv në The Linux Foundation.

Lajmet e fundit>