Karriere

Punësimi i IT ngjitet në 4 milionë

May 18 2011
0 Shpërndarje
Punësimi i IT ngjitet në 4 milionë

altNë nëntor të 2008, dy muaj pasi Lehman Brothers deklaroi falimentimin dhe Hewlett-Packard lajmëroi planet për të larguar 25 mijë punëtorë, IT punësimi në SHBA është ngjitur në 4 milionë për herë të parë.

Që nga ajo pikë, ekonomia u përkeqësua me të shpejt dhe kompanitë shpejt filluan të zvogëlojnë punët. Në mes të 2009, afër 200 mijë punë për IT ishin mbyllur.

Recensioni kryesish kishte goditur IT punëtorët më të vjetër. Për femrat në IT, 55 vjeç dhe mbi, norma e papunësisë kapi shifrat 9.4% vitin e kaluar.

TechServe Alliance, një grup industrial për shërbime kompanish që analizon të dhënat e Byros për Statistika Pune të SHBA-së (BLS), deklaroi të hënën se IT punësimi më në fund është rikthyer, duke kaluar numrin e nëntorit 2008, në 4 milionë për herë të parë.

IT punësimi tani ka arritur në 4.009.900 punë duke u ngritur vazhdimisht për 16 muaj me radhë. Megjithatë ka disa shenja të telasheve përpara.

Cisco pritet të jetë në skaj të një largimi enorm të punëtorëve nga puna dhe një memorandum i CEO-së së HP, Leo Apotheker paralajmëroi edhe një “çerek-viti të vështirë” sipas raporteve të Wall Street Journal.

HP po lëndohet, në veçanti nga shitjet e dobëta të PC. Edhe pse HP raportoi një profit neto prej 2.3 bilionë dollarë në të hyra prej 31.6 bilionë dollarëve për çerekun e dytë që përfundoi me 30 prill, që është një ngritje prej 2.2 bilionë profit neto dhe të hyra 30.8 bilionë dollarë krahasuar me një vit më parë, thuhet që sistemet që përfshijnë produktet komerciale dhe konsumuese ishin në rënie prej 5%.

Kompania vëri në pah që të hyrat e gjeneruara nga shitja e serverëve, hapësirës për ruajtje të të dhënave dhe rrjetave janë rritur për 15% në çerekun e dytë përderisa të hyrat nga shitja e softuerëve janë rritur për 17%. Sidoqoftë, të hyrat nga shërbimet janë rritur vetëm për 2%.

Besohet që problemet me të cilat po ndeshen Cisco dhe HP janë unike dhe nuk reflektojnë në një trend të gjerë.

Lajmet e fundit>