Menaxhim Projektesh

Puna nga distanca është më e mirë si për punonjësit ashtu edhe punëdhënësit

Oct 18 2011
0 Shpërndarje
Puna nga distanca është më e mirë si për punonjësit ashtu edhe punëdhënësit

Me evoluimin e teknologjisë, pjesa më e madhe e barrierave që tradicionalisht e kanë kufizuar punën nga larg po shkojnë drejt shuarjes. Standardi i bezdisshëm i shpenzimit të 40 orëve në javë duke qëndruar ulur në karrige është duke u shuar sepse punëdhënësit dhe punonjësit po përfitojnë nga përfitimet e ndërlidhura me punën nga larg.

Kur t’i paguani punonjësit për kohën e tyre, ata dëshirojnë që në këmbim t’ju japin shumë më shumë sesa ju i paguani. Por kjo nuk do të thotë se ata janë duke rritur produktivitetin e tyre gjatë asaj kohe. Nëse u keni thënë punonjësve se mund ta kenë pushim tërë javën pasi të përfundojnë detyrat e caktuara dhe ata u përmbahen këtyre afateve brenda javës, ju do ta kuptoni se ato pesë ditë përpjekjesh ndoshta mund të zvogëlohen në dy dhe të keni një zyrë të zbrazur pas të martës për shkak se të gjithë kanë shkuar për të luajtur golf.

Punonjësit e dinë që duhet të jenë të pranishëm në zyrë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite, nga e hëna deri të premten, pa marrë parasysh se sa shpejt kryhet puna, por në vend të kësaj puna zvarritet. Kryerja e shpejtë e punëve mund të rezultojë me detyra shtesë për të mbushur kohën, kështu që nuk ekziston ndonjë nxitje për të shtuar performancën. Në vend të kësaj, java e punës mbushet me kohë joproduktive— biseda me bashkëpunëtorët, lexim i e-mailit personal, shfletim i web-it, dreka të gjata, pushime për cigare etj.

Një studim hulumtues i bërë nga Universiteti i Wisconsin- Milwaukee dhe i publikuar nga National Communication Association ka treguar se “punonjësit që punojnë nga distanca janë më të kënaqur me punët e tyre sesa ata që punojnë në zyrë për shkak se puna nga larg pakëson stresin”.

Kathryn Fonner, hulumtuese kryesore e këtij studimi, sqaron se “rezultatet e këtij studimi shfaqin disa arsye pse puna nga larg është e lidhur me kënaqësi më të madhe, për shkak se këta punonjës janë kryesisht më të lirë nga pengesat dhe aspektet stresuese të vendit të punës, si për shembull politikat e zyrës, ndërprerjet, takimet e shpeshta dhe mbingarkesa me informacione”.

Mendojeni këtë për një minutë. Edhe nëse sasia e kohës joproduktive është e njëjtë për punëdhënësin, puna nga shtëpia u mundëson punonjësve që të “shpenzojnë” më mirë kohën e humbur. Në vend të bisedimit ose shfletimit, punonjësi mund të kujdeset për punët e amvisërisë dhe detyrat që duhen kryer zakonisht gjatë kohës personale- larja e rrobave, e enëve, përgatitja e darkës. Kjo gjithashtu nënkupton se kur dita e punës mbaron, punonjësi është i lirë ta përdorë kohën personale për aktivitete më të pasura sesa detyrat e rëndomta.

Ekzistojnë edhe disa përfitime të tjera si për punonjësin ashtu edhe për punëdhënësin. Puna nga larg i mundëson punonjësit të mënjanojë stresin dhe rrezikun e trafikut dhe të shfrytëzojë shumë orë që edhe ashtu kurrë u kompensohen. Mosndarja e mjedisit të punës redukton mundësitë që në tërë departamentin të përhapet gripi dhe të shuajë produktivitetin. Kur nuk kanë nevojë të zgjohen që të shkojnë në punë, edhe punonjësit e sëmurë mund të vazhdojnë të jenë produktivë nga komoditeti i shtëpisë.

Bizneset gjithashtu mund të reduktojnë kostot e ndërlidhura me zyrat- madhësitë e tyre, mobiljet, kostoja e elektricitetit, kostoja e ngrohjes dhe e ftohjes, etj.

Organizatat duhet të kenë parasysh përparësitë dhe përfitimet duke u mundësuar punonjësve që të punojnë nga larg kur është e mundur dhe të investojnë në aksesin nga larg, si platformat mobile dhe teknologjitë VPN, të cilat u mundësojnë përdoruesve të punojnë nga larg.

Bizneset e vogla dhe të mesme në veçanti duhet t’i përqafojnë platformat e bashkëpunimit dhe produktivitetin e bazuar në cloud, si Google (GOOG) Docs ose Microsoft (MSFT) Business Productivity Online Services (që së shpejti do të emërohen si Office 365). Shërbime si Box.net, Dropbox dhe Syncplicity gjithashtu ofrojnë mundësinë e ndarjes së informatave mes bashkëpunëtorëve nga larg, kurse veglat online si Skype dhe Facebook mundësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin. Në fund të fundit— veglat që ekzistojnë janë falas ose të paktën janë të përballueshme.

Lajmet e fundit>