Aplikacione

Publikohet Joomla 1.6

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Publikohet Joomla 1.6

Është publikuar versioni më i ri i sistemit më të njohur për menaxhimin e faqeve, i cili duhet t’u japë kontroll më të madh dizajnerëve dhe përdoruesve të faqeve. Joomla është një CMS shumë e thjeshtë për përdorim dhe është shkarkuar mbi 22 milionë herë. “Me opsionet dhe mundësitë e reja, si hierarkia dhe dizajni i sistemit për kontrollin e aksesit, plani semantik XHTML, përmirësimi i shtojcave vetëm me një klik dhe mbështetja për më gjuhë, Joomla 1.6 ka evoluar dhe është bërë më miqësore ndaj përdoruesve si dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin e pranisë në web”, thotë Rajan Ozimek, presidenti i Open Sources Matters, organizata pas projektit të quajtur Joomla.

Disa nga të rejat e Joomla 1.6 janë:

  • kontrolli më i mirë për akses dhe redaktim përmbajtjesh me grupet e përdoruesve, të cilat mund të konfigurohen;
  • struktura e kategorive është caktuar nga më të thjeshtat deri tek ato me një nivel pak më kompleks;
  • përmirësimet gjatë instalimit lejojnë që të instalohen më shumë shtojca nga një paketë dhe të përditësohen vetëm me një klik;
  • ka më shumë mbështetje gjuhësore për produksion më të lehtë të më shumë faqeve gjuhësore;
  • koha e fillimit dhe e mbarimit të publikimit të moduleve ofron më shumë kontroll;
  • ka më shumë template të reja, për t’i pëlqyer syrit dhe shfletuesve të internetit;
  • ka më shumë kontroll përmes stileve të template.

Lajmet e fundit>